Bushati: Jemi gati për hapjen e negociatave

0

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga vendimi i ministrave të Jashtëm të BE për hapjen e negociatave, një grup studentësh të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë kërkuan një interpelancë me Ministrin Bushati në portalin “Për Shqipërinë që duam”. Sipas numrit 1 të diplomacisë shqiptare, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe është gati për këtë proces. Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se vendimi tashmë varet nga shtetet anëtare të BE edhe pse disa prej tyre janë kundër zgjerimit për shkak të debateve të tyre të brendshme.

Shqipëria është gati për çeljen e negociatave, por gjithçka varet nga vendimi politik i shteteve anëtare, pasi disa vende ndonëse nuk kanë vërejtje për vendin tonë, janë kundër zgjerimit të BE për shkak të çështjeve të brendshme. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një komunikimi me studentë të Shkencave Politike dhe të Drejtësisë, përmes platformës “për shqipërinë që duam” theksoi se Shqipëria është në dialog të vazhdueshëm me këto vende skeptike.

Gjithashtu Kryediplomati shqiptar theksoi se hapja e negociatave e fut vendin në një rrugë të gjatë me plot sfida të mëdha për thellimin e reformave ndonëse pranoi se mund do të ketë rezistencë nga opozita.

Kur na ndajnë edhe dy javë nga vendimi për hapjen e negociatave, ministri Bushati para studentëve foli edhe për avantazhet por edhe për detyrat që Shqipëria do të ketë nëse BE do të vendosë pro vendit tone, duke vënë theksin tek mundësitë për më shumë fonde, por edhe për monitorim më thelluar të reformave.