Bushati në Kosovë, takime me krerë të shtetit

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, viziton sot Kosovën, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve.

Ai fillimisht do të takohet me kryeministrit Ramush Haradinaj, pastaj me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Kryediplomati shqiptar do ta takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.