Bushi: Besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore varet nga funksionimi i mirëfilltë i MPB

INA
INA

08/05/2023

Besimi i qytetarëve në institucionet më të larta shtetërore dhe vetë shtetin, varet nga funksionimi i mirëfilltë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Uniformat Blu, sot gëzojnë besimin e qytetarëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, standardit të jetesës dhe sigurisë publike e private. Kështu është shprehur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjatë panel diskutimit me temë: “Policia e RMV-së, shtyllë e qytetarëve dhe shtetit” organizuar me rastin e shënimit të 7 Majit, ditës së policisë së Maqedonisë së Veriut.

Ky është fjalimi integral i zv/ministrit Bushi:

“Besimi i qytetarëve në institucionet më të larta shtetërore dhe vetë shtetin, varet nga funksionimi i mirëfilltë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Uniformat Blu, sot gëzojnë besimin e qytetarëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, standardit të jetesës dhe sigurisë publike e private.”

Prandaj, shënimi i 7 Majit – Ditës së Policisë edhe pse tashmë një datë dhe ritual i përvitshëm, për ne përherë do të mbetet një ngjarje e rëndësishme që nuk mund të ngelet jashtë vëmendjes sonë të përbashkët.

Përkushtimi dhe dëshira e mijëra punonjësve të policisë, në këtë profesion sa fisnik po aq edhe të vështirë, ka qenë dhe mbetet aset kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Periudha në të cilën ne jetojmë, kërkon një bashkëpunim të mirë dhe të shkëlqyer me qytetarin, institucionet, qeverisjen lokale, gjithnjë me synim edukimin ligjor dhe rritjen e ndërgjegjësimit në zbatimin e ligjit, e mbi të gjitha parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e saj që shfaqet.

Duke u nisur nga premisa bazë e çdo shoqërie demokratike në të cilën institucionet ekzistojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve të tyre politike, fetare apo çfarë do qofshin ato, ne si Ministri e Brendshme jemi përcaktuar që të vendosim standarde të reja dhe moderne me qëllim të realizimit të plotë të qëllimit të institucionit tonë, i cili ka qenë, është dhe do të mbetet “Shërbim dhe kujdes për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Ne si udhëheqësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdimisht ndjekim zhvillimet e sigurisë rajonale e globale si dhe nevojat dhe pritshmërinë e qytetarëve tanë nga dikasteri ynë. Nga këndvështrimi aktual mund të vijmë në përfundim se MPB, bashkë me të gjitha njësitë e saj organizative tashmë janë etabluar me shumë sukses jo vetëm si partnerë të parë në shërbim të qytetarëve, por edhe si partnerë të jashtëm dhe tejet të respektueshëm, të angazhuar në mënyrë aktive në një mori aktivitetesh, shoqatash dhe projektesh rajonale dhe ndërkombëtare, në pothuajse të gjitha fushat e sigurisë.

Gjatë viteve të kaluara kemi arritur të ndërtojmë e krijojmë ura, disa prej të cilave tërësisht të reja, kemi vendosur kontakte operacionale dypalëshe me një numër të madh vendesh, kemi mirëpritur në ministrinë tonë një numër të madh zyrtarësh të lartë europianë si mysafirë dhe me këtë bashkë kemi zbatuar reforma brenda radhëve të Ministrisë së Brendshme me të vetmin qëllimin: “Të bëhemi pjesë e politikës së vetme dhe të pashoq europiane.”

Vlen të përmendet se Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përmirësimit material dhe teknik të kushteve të punës për anëtarët e policisë, deri më tani 78 objekte të sektorëve për punë të brendshme të MPB-së janë kthyer në objekte ekologjike. Gjatë rindërtimit të tyre janë zbatuar masa të reja me qëllim rritjen e efikasitetit energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, në të gjitha këto riparime dritaret e vjetra prej druri janë zëvendësuar me dritare të reja PVC, dyert hyrëse me dyer të reja alumini, nga e para janë bërë me izolimi termik të gjitha këto objekte, janë riparuar sistemet e ngrohjes qendrore, janë instaluar reflektorë për ndriçim të jashtëm dhe tashmë në të gjitha këto godina ka pajisje për video mbikëqyrje.

Kur jemi tek kushtet dhe përmirësimi i standardit jetësor për pjesëtarët e policisë, vlen të përmendet se tashmë të gjithë punonjësit tanë kanë marrë rritje page.

Patjetër që policia meriton edhe më shumë dhe kjo është në vetëdijen tonë. Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet që i kemi rritur herë pas herë nuk janë të mjaftueshme, por besoj që çdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen dhe nga mundësitë reale dhe sfidat e kohës.

Gjatë këtyre viteve kemi dëshmuar se kapaciteti dhe integriteti i policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është i denjë për të qenë partnere e barabartë e policive të vendeve të Bashkimit Europian. Për këtë më së mirë flet edhe fillimi i Operacionit të përbashkët FRONTEX (Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky operacion do të zgjasë deri më 24 janar të vitit 2024, me mundësi vazhdimi dhe për qëllim ka përkrahjen dhe fuqizimin e shërbimeve shtetërore në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit duke përfshirë parandalimin dhe zbulimin e krimit ndërkufitar si dhe forcimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale edhe atë përmes vendosjes së më tepër se 100 oficerëve, automjeteve të patrullimit dhe pajisjeve speciale, të cilat do të rrisin ndjeshëm kapacitetet tona me qëllim zbulimin e aktiviteteve të paligjshme përgjatë vijave kufitare.

Bashkëpunimi me FRONTEX është marrëveshja e parë ndërmjet Komisionit Europian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Faleminderit nga zemra për punën dhe angazhimin që bëni. Besoj që Policia ashtu siç ka qenë përherë pikë referimi, do të vazhdojë të jetë dhe më e fortë për shoqërinë tonë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

denar

Paga mesatare në AEK në Maqedoni mbi 1000 euro

Fatmir-Bytyqi

7 orë punë në ditë në disa sektorë nga 2025 në Maqedoni, Bytyqi bën premtimin

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Kuvendi me 78 ,,PRO” miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

arben taravari ekipi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

sela-taravari

Taravari për marrëveshjen e Selës me Ahmetin: Nëse mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë në pushtet është e drejt e tyre legjitime

geer event multimedial

Event multimedial në Rezidencën e BE-së “Të ecësh në vija të holla”

INFO

NA NDIQ