Zëvendësministri i brendshëm Nazim Busbi ka dhënë lajmin për vendimin qeveritar që uniformat e Policisë të jetë edhe gjuha shqipe.
” Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhes shqipe , uniformat e policise do të flasin edhe shqip.
Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike”, ka theksuar Nazim Bushi, duke shprehur siç shkruan “Urime për të gjithë!”.(INA)