Buxhaku, Agnesa Rusi dhe Fërçkovski ambasadorë në Kanada, Bullgari dhe OKB

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2022

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani njoftoi se janë dërguar ambasadorë të rinj në Bullgari, Kanada dhe Kombet e Bashkuara.

Ambasadori i ri i Maqedonisë në Kanada është Agron Buxhaku, Agnesa Rusi-Popovska shkon në Bullgari, ndërsa Lubomir Danailov-Fërçkovski në OKB në Nju Jork.

“Pas marrëveshjeve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga presidenti Pendarovski, njoftoj se janë përcaktuar këto propozime për ambasadorë: Agnesa Rusi-Popovska për Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë; Agron Buxhaku për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada; “Lubomir Danailov-Fërçkovski për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara”, tha Osmani.

Buxhaku është ish-ambasador i Maqedonisë në Francë, si dhe ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, si dhe ish-drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave. Agnesa Rusi është diplomate karriere dhe angazhimi i saj i fundit ka qenë si shefe e misionit të Maqedonisë në BE në Bruksel. Ndërsa Fërçkovski profesor universitar, ish-ministër i brendsh  dhe ish-kandidat për president.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

INFO

NA NDIQ