Buxhaku: 58 të infektuar sot, ende ka të tillë që nuk beosjnë se ka virus!

0

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, konfirmon për TV21 se numri i të infektuarve është 58 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky informacion është prezantuar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje ngjitëse.

“Dilema në Shtab ishte se a duhet të ndërmerren masa më rigoroze apo të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi rrezikun e virusit, pasi që tillë që nuk besojnë se ka virus! Nuk u morr vendim i prerë” tha për TV21 Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani i tha Televizionit 21 se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e mbajtur këtë mëngjes i ka propozuar Shtabit Qendror të Krizës që më shumë të respektohen rekomandimet për mbrojtje, përndryshe mund të rikthehen masat shtrënguese.

Këto informacione për TV21 i konfirmoi edhe zëvendësministrja shtesë në MBP Sllavjakna Petrovska. Ajo tregoi se Komisioni ka propozuar që MPB dhe Inspektoratet të jetë më shumë të pranishëm në terren dhe më rigoroz në zbatimin e masave për mbrojte, maskave, moslejimin e grupeve të mëdha të njerëzve, respektimin e protokolleve në kafene dhe restorante. Petrovska nuk konfirmon se në mbledhje të jetë propozuar rikthim i orës policore.