Buxheti 6.5 miliardë dollarë për 2025, nis debati në Kuvend

Picture of INA
INA

14/11/2024

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, sot fillon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fund të muajit të kaluar miratoi buxhetin për vitin 2025, që do të jetë mbi 6.5 miliardë euro.

Pas dritës jeshile në Qeveri, propozim-buxheti i vitit së shpejti do të jetë para deputetëve në Kuvend.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret rritje ekonomike prej të paktën 3.7% për vitin e ardhshëm.

“Pres rritje ekonomike prej 3.7% gjatë vitit të ardhshëm. Pres në tremujorin e tretë (të këtij viti) të lëvizim mes 2-3%, në tremujorin e katërt mes 3-3.5% dhe nuk do të habitesha nëse në tremujorin e parë vitin e ardhshëm me gjithë investimet e kompanive dhe investimet e shtetit, të arrijmë edhe 4%. Nuk do të habitesha nëse vitin e ardhshëm arrijmë 3.7 ose edhe më shumë sepse kështu më thonë treguesit për momentin”, deklaroi Mickoski.

Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë të jenë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind.

Kryeministri u zotua për rritje të pagave në shumë sektorë në vitin e ardhshëm, përfshirë edhe rritjen e pensioneve.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska tha se buxheti i propozuar përmban masa për konsolidim fiskal dhe shpenzime të disiplinuara tatimore dhe masa e politika për nxitjen e rritjes ekonomike. “Kemi krijuar një buxhet që duhet të sjellë zhvillim real për shtetin”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Sipas propozim-buxhetit, Qeveria për vitin e ardhshëm planifikon të shpenzojë mbi 800 milionë euro në investime kapitale, gjegjësisht projekte kyçe, prej të cilave gjysmë miliardë euro do të jenë para nga buxheti i saj, ndërsa 300 milionë euro nga kredia.

Nga ana tjetër, Banka Botërore në projeksionin e saj të fundit ka treguar se pret që rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut të arrijë nivelin prej 1,8 për qind këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit të ardhshëm do të arrijë në 2,3 për qind.(INA)

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË