Buxhovi: “Ilindeni” mbrojti interesat bullgare

INA
INA

04/08/2023

Jusuf Buxhovi

Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua nga Bullgaria po u përkrah me të madhe nga Serbia dhe Greqia , meqë kishin interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë.

Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht – “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare) dhe, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen.

Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian nën moton “Maqedonia maqedonasve”, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane.

Meqë i ashtuquajturi “Manifest i Krusheves”nuk ka ekzistuar, por është shpikur nga KOMINTERNA ne mbledhjen e dyte te saj me 1933 per t’u mashtruar shqiptaret e te tjeret ne Maqedoni qe te mos kundershtojne lindjen e nje shteti ku do jene pakice, gjë që e gjitha mund të dëshmohet nga verbali i Komintern-it, madje edhe kush e ka propozuar dhe kush eshte caktuar te shkruaje “manifestin”, historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, duhet të rishqyrtojë qëndrimet rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vertetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës. https://www.facebook.com/jbuxhovi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

Shkupi historik pa ditë feste

veton-latifi

Më 28 Nëntor

Ismail Qemajli

Letra e rrallë e Ismail Qemalit/ Porosia: “Të hapet dhe të lexohet pas 111 vjetësh…”

Mehmedali Jusufi

Njeriu viz a vi intelegjenca artificiale!

Muhamer Pajaziti

111 vite pavarësi, një Shqipëri që ndryshoi rrënjësisht

ilir ikonomi

Si lindi Shqipëria

KALOSH-CELIKU

Përpjekje për një luftë të re në Ballkan

fejzi hajdari

Për kufirin Llojan-Miratoc vështirë ta bindim Serbinë, për “Open Ballkanin” s’kishte problem!

Lutfi Dervishi

‘Baba Vangat’ e banaqeve televizive, kjo racë e veçantë ‘analistësh’…

INFO

NA NDIQ