Buzëqeshin “galaktikët”, Vinicius e Guler rikthehen në stërvitje

INA
INA

26/09/2023

Real Madrid është rikthyer në stërvitje pas disfatës në derbi përballë Atletico Madrid, me ekipin e Ancelotti-t që ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës sepse kalendari është shumë i ngjeshur.

Të mërkurën madrilenët do të luajnë përballë Las Palmas ndërsa në fundjavë do të mas forcat përballë Girona-s, ndërsa pas disfatës në derbi ka pasur disa lajme pozitive për trajnerin këtë të hënë, teksa në seancën stërvitore janë rikthyer Vinicius Junior dhe Arda Guler.

Gjithsesi, trajneri italian nuk kërkon të rrezikojë dhe në mesjavë, braziliani vështirë se mund të luaj, por mund të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës, atë ndaj ekipit surprizë të momentit, Girona. Vinicius u grumbullua edhe për takimin ndaj Atletico, por në fund stafi mjekësor vendosi që braziliani të mos qëndronte as në stol, ndërkohë që mungon prej fillimit të këtij muaji.

Ndërkaq, talenti Arda Guler është ende në pritje të debutimit, por mediet spanjolle kanë bërë me dije se turku ka nisur të punojë edhe me topin, por i duhet të presë edhe pak për të zbritur në fushën e blertë me “galaktikët”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ