Buzëqeshja e parë për Juven, Allegri: “Fitorja në këto ndeshje nuk është kurrë e lehtë”

ITALI – Fitore qetësuese për Juventusin, që la pas zhgënjimet italiane për të bërë debutimin e saj në mënyrën më të mirë në Champions League. Fitorja e pastër 3-0 ndaj Malmoe në tokën suedeze e ka ngjitur në krye të grupit së bashku me Chelsea, që fitoi ndaj Zenit, falë një goditjeje me kokë të Lukaku.

Massimiliano Allegri, i intervistuar nga ‘Sky Sport’ pas ndeshjes, është dukur i kënaqur, por nujëherësh edhe kërkues.

“Debutimi në Champions League nuk është kurrë i lehtë, fitimi i këtyre ndeshjeve është i rëndësishëm. Djemtë kanë qenë mirë, por ne kemi nevojë të përmirësohemi në menaxhimin e lojës. Ishim pak vonë në presionin përpara, tre mesfushorët nuk ishin punësuar së bashku… duhet kohë”.

Gjithsesi shumë individualitete e bindën trajnerin nga Livorno: përfshirë Szczesny, i freskët nga kritika që e goditi pas gabimeve kundër Udineses dhe Napolit.

“Rabiot ka një motor të jashtëzakonshëm, ai as nuk e di potencialin që ka: teknikisht ai luajti një lojë të mirë, unë jam i lumtur. Szczesny bëri mirë, ashtu si edhe Dybala dhe Morata. Por duhet të vazhdojmë kështu edhe në kampionat, ku kemi për të rikuperuar”.

Juventusi nuk ka mundësi të festojë: e pret ndeshja e madhe të së dielës, me Milanin në “Allianz Stadium”. “Ne do të luajmë kundër një ekipi në formë të mirë dhe shumë teknik. Fakti që nuk kemi pësuar gol sonte është pozitiv: nga 2 marsi kishim të paktën një gol të pësuar“.

B.T (Dosja.al)