Gazetari dhe analisti,Berat Buzhala ka reaguar ndaj masave të reja të Ministrisë së Shendetësisë në Kosovë lidhur me situatën e re pandemike.
“Mire jau kemi ngule shqiptareve te Maqedonise, te Shqiperise dhe te Lugines me qet vendimin e fundit mos me i lane me ardhe ne Kosove pa tri doza te vaksines. Le t’i hapin syte te kufini 😂.”, është shprehur Buzhala, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Nga dita e djeshme në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti-COVID. Me masat e reja parashihet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë : Certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19.
Tri doza të vaksinës do t’u kërkohen edhe qytetarëve që hyjnë në vend nga shtetet e rajonit, përfshirë këtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia. (INA)