Bytyqi alarmon: Me politikat e VMRO-së, ekonomia jonë është në shtratin e vdekjes

Picture of Ina Online
Ina Online

19/10/2024

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se raporti i fundit i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut është alarmant, përcjell TV21. Ai thotë se sipas parashikimeve, ekonomia jonë është në rënie të lirë.

“Në vend të rritjes së pritur ekonomike prej 2,5 për qind, këtë vit, sipas Bankës Botërore, do ta përfundojmë me vetëm 1,8 për qind rritje të BPV – një sinjal i qartë që politikat ekonomike e VMRO-DPMNE janë plotësisht të pasuksesshme, ekonomia jonë është në shtratin e vdekjes. Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe 10D, të cilat duhej të sillnin përfitime ekonomike, por VMRO-DPMNE i mban në letër. Në vend që të ecim përpara, qeveria ka lejuar që këto projekte të mbesin të bllokuara, gjë që ka pasoja katastrofale për BPV-në. Për më tepër, ndërsa dëgjojmë premtime të mëdha për investime në sektorin e energjisë, sipas Bankës Botërore këtu po grumbullohen probleme që përbëjnë një rrezik real për të përshpejtuar rënien e ekonomisë.

Banka Botërore gjithashtu thekson edhe rritjen e çmimeve, ritmin e ngadaltë të investimeve publike. Por asgjë nga kjo nuk duhet të jetë justifikim për mosveprimin e Qeverisë! VMRO-DPMNE nuk arriti të zbatojë masa që do të mbronin qytetarët nga këto goditje. Qeveria vazhdon të marrë borxhe në mënyrë të pakontrolluar me kredi që do ta sjellin vendin në një situatë të komprometuar jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë gjeopolitik. Në fund të vitit deficiti fiskal do të arrijë në 4,9 për qind, ndërsa borxhi publik do të rritet në një përqindje shqetësuese prej 63,5 për qind të BPV-së. Me huanë e re të shpallur prej 500 milionë euro nga Hungaria, mund të presim që borxhi publik të afrohet në 70% të BPV-së. Një rrugë që të çon në katastrofë ekonomike. Po krijohet një borxh që ekonomia nuk ka kapacitetin ta mbështesë përmes krijimit të vlerave të reja. Norma e interesit prej 3,25%, e lavdëruar aq shumë nga qeveria, është më e lartë se rritja e pritshme e BPV-së për 1,45 pikë përqindjeje”, tha mes tjerash Bytyqi.

TË FUNDIT

Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe

Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Gjendet tre persona të vdekur në Shkup

Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË