Bytyqi: Edhe unë kam ndjerë se si dikush të mohon identitetin dhe gjuhën, do t’mbrojmë vijat e kuqe

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi ka komentuar zhvillimet dhe reagimet e fundit lidhur me propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“I ndjek me shumë vëmendje komentet dhe reagimet e të gjithë publikut në lidhje me zhvillimet aktuale të ngjarjeve që kanë të bëjnë me fillimin e negociatave për hyrjen në BE.

Personalisht e kam ndjerë se si është që dikush të mohojë identitetin, gjuhën dhe ekzistencën, dhe për këtë arsye e di qartë se sa shumë është kjo kundër të gjitha vlerave për të cilat unë përpiqem dhe punoj. Këto janë vija të kuqe që ne do t’i mbrojmë me sukses!
Së bashku do të gjejmë një zgjidhje që do të sigurojë të ardhmen tonë të dëshiruar evropiane, por në të njëjtën kohë do të mbrojë dinjitetin e vendit dhe popullit tonë.

Do të mbështes çdo vendim që respekton identitetin dhe gjuhën e shokëve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mi dhe për të cilin ata nuk do të kenë asnjë rezervë.
Prandaj i ftoj aktivisht të përfshihen në procesin e konsultimit dhe të shprehin qartë qëndrimin e tyre! Zgjidhjet duhet t’i ndërtojmë me solidaritet dhe ndjeshmëri të ndërsjellë – nuk ka rrugë tjetër! Do t’ia dalim!”
, ka shkruar Bytyqi në një postim në rrjetet sociale. (INA)