Bytyqi i përgjigjet Zekirit pasi që i hodhi përgjegjësinë

ina-online
ina-online

01/12/2023

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi komentoi deklaratat e sotme të ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekirit.

Sipas Bytyqit, është e vërtetë se Qeveria ka sjellë konkluzion për realizimin e studim fizibilitetit për Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat, ndërsa Zekiri ka qenë një prej të përzgjedhurve për ndjekjen e situatës.

Megjithatë Bytyqi shton se në konkluzion nuk përmendet procedura dhe modaliteti i implementimit.

“Është e vërtetë se ka pasur konkluzion në Qeveri që të kryhet studim fizibiliteti për Postën dhe Hekurudhat – Transport. Konkluzioni mbanë vetëm këtë. Ka qenë i propozuar si një prej personave të caktuar nga Qeveria për të ndjekur situatën në Postë dhe Hekurudhë. Ka qenë i propozuar prej meje dhe këtu mbaron çdo konkluzion i qeverisë dhe pastaj shkon zbatimi.

Nuk shoh asgjë kontradiktore në deklaratën e sekretarit të mëparshëm të qeverisë. Ne në Qeveri asnjëherë nuk diskutohet një gjë e tillë. Ne zakonisht kemi shumë pika të tilla ka konkluzione të ndryshme, asnjëherë nuk flitet për modalitetet e implementimit për çfarëdo që të jetë konkluzioni”, deklaroi Bytyqi për “TV21”, duke na dërguar dokumentin e konkluzionit.

Përndryshe Muhamed Zekiri sot u dënua me me dy vite e gjashtë muaj burg për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ai tha se në të gjithë procesin nuk është vërtetuar qëllimi i tij për të lidhur kontrata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë kam zbatuar vetëm synimet e të tjerëve, pra të Qeverisë, të cilat i ka propozuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi”, tha Muhamed Zekiri.

“Kam përmendur në fjalën time përmbyllëse, shembujt në Qeveri, kur ngarkohet sekretari i përgjithshëm, thuhet qartë kur bëhet fjalë për zbatimin e prokurimit publik, në këtë rast nuk ka qenë, po ashtu edhe këshilltarët juridikë në Qeveri nuk kundërshtuan. Nuk kam qenë unë ai që i kam parë kontratat, por ato janë parë nga ekspertë juridikë në Qeveri dhe në asnjë moment nuk më kanë treguar që nuk duhet të firmos”, shtoi ish-sekretari i përgjithshëm.

Muhammed Zekiri akuzohet se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulente në vlerë të përgjithshme prej gati një milion euro, gjegjësisht ka paguar 147 mijë euro më shumë nga 795,000 eurot të dakorduara më herët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zvicer zurich cyrih

Albinfo: Gjashtë gjëra që nuk i shihni në Zvicër, por janë të zakonshme në vende të tjera

taravari shkup

Ekonomisti Naim Demiri i bashkëngjitet ASH-së (FOTO)

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

mjeke

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Afrim Gashi

Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

pavaresia e kosoves

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë

policia-maqedonise-598x330

Aksioni policor në Gërçec të Shkupit – paraburgim për pesë persona, dhjetë të tjerë janë në arrati

burri ledjones jorgen xoxi

rrëfehet në Top Channel ish-bashkëshorti i Ledjonës: “Vajza më thotë nuk dua të të takoj, do vijmë të të vrasim”

klodian duro meri

VIDEO/Habit Klodi, i propozon Merit: A bëhemi çift dhe arrijmë këtë…

INFO

NA NDIQ