Bytyqi: Inovacioni dhe kreativiteti janë me rëndësi për zhvillimin e vlerës së shtuar

Picture of INA
INA

17/11/2023

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi realizoi një vizitë në “Labaratorium”, një kompani në pjesën e industrisë kreative e cila gjendet në qendër të qytetit ka hapësirë për zhvillimin e kulturës së inovacioneve dhe kreativitetit.

Gjatë shetitjes në ambientet e “Labaratoriumit”, zëvendëskryeministri Bytyqi me pronarët Dejan Milevski dhe Vladimir Mitreski u njoftua me modelin e biznesit bazuar në inovacionin dhe zhvillimin e kreativitetit dhe shprehjes kulturore.

U vlerësua bashkërisht se zhvillimi i industrive kreative, me kapacitetin e tyre, gjeneron ide, produkte dhe shërbime të reja që zhvillojnë kulturën e inovacionit, e cila po bëhet më e theksuar për konkurrueshmërinë rajonale dhe globale të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

“Më gëzon fakti që të rinjtë marrin këtë lloj hapësire, e cila krijon një mundësi për gjeneratat e ardhshme të përqendrojnë kreativitetin e tyre në këtë industri që lulëzon në botë dhe të krijojë vlerë të shtuar ekonomike këtu në Maqedoninë e Veriut,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se industritë kulturore dhe kreative për herë të parë që nga pavarësia e vendit janë përfshirë nga një kornizë strategjike koherente e politikave kulturore dhe ekonomike në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim në kulturë (2023-2027), e cila është në fazat e fundit të përpunimit, ku këto industri janë vendosur në njërën nga tre fushat prioritare.

“Me këtë ne po bëjmë një hap sistematik drejt të kuptuarit të tyre jo vetëm për sa i përket vlerës krijuese dhe artistike, por edhe për sa i përket ndikimit ekonomik që ata mund të kenë në shoqëri,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Bytyqi theksoi se Qeveria zhvillon përfitimet që kreativiteti ka për ekonominë përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.

“Strategjia kombëtare për zhvillim (SKZH), e cila vendos një vizion njëzet vjeçar për zhvillimin e vendit, synon që Maqedonia e Veriut në 20 vitet e ardhshme të rritet në një vend me ekonomi të zhvilluar, të gjelbër, inovative dhe efikase, me një forcë pune të motivuar dhe cilësore që do të shënojë përparim të vazhdueshëm dhe konkurrueshmëri të qëndrueshme, që do të bëjë ballë trendet globale” tha zëvendësministri Bytyqi në takimin me menaxhmentin e “Labaratoriumit”

TË FUNDIT
17 minuta
VMRO: BDI të ndalojë me manipulime
36 minuta
Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu
1 orë
LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?
2 orë
Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE
4 orë
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

ME TE LEXUARA

4 orë
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë
1 ditë
Nesër fillon sezoni i ngrohjes
21 orë
Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit
4 orë
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
24 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
19 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”
4 orë
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
24 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara

LEXO MË SHUMË

vmro-bdi

VMRO: BDI të ndalojë me manipulime

Bujar Osmani

Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu

LSDM

LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?

Mickoski

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

arjanit hoxha

“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

autostrada tirane durres zgjerim punime

Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ