Bytyqi: Kemi mbështetjen e miqve tanë europianë, të marrim një vendim të guximshëm si shtet, Europa është shtëpia jonë

INA
INA

02/06/2023

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, përmes një videomesazhi përcolli për opinionin përshtypjet e tij nga Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane, i cili u mbajt në Kishinjev të Moldavisë.

“Përpara 47 liderëve, para forumit më të gjerë evropian, ne përcollëm përvojat dhe masat tona përmes të cilave u përballëm me krizën energjetike dhe që na pozicionuan si qendër rajonale të energjisë së gjelbër, por edhe si lider në diversifikimin dhe transformimin e energjisë.

Makron, Sholc, Fon Der Lajen, Mishel, Mecola, Zelenski, Rama, Vuçiq, Milatoviq dhe shumë të tjerë – Të gjithë ata na japin mirënjohje për atë që kemi arritur deri më tani dhe për të qenë shembull i një vendi që zëvendësoi izolimin me përparim.

Dhe tani, të gjithë miqtë tanë evropianë presin që ne të marrim përgjegjësinë maksimale për vendimin shtetëror që duhet të marrim në periudhën e ardhshme me ndryshimet në Kushtetutën tonë. Është qëndrim i përbashkët i të gjithë miqve tanë se me këtë do të bëjmë një hap tjetër domethënës për prosperitetin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë qytetarëve të shtetit tonë.

E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk do të kemi. Aktualisht jemi në rrugën më të mirë dhe më të shpejtë për atë që populli ynë meriton – prosperiteti, mirëqenia dhe e ardhmja e sigurt”, ka theksuar zv/kryeministri Bytyqi.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ