“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në që ne e kemi dorëzuar do të ndihmojë qytetarët, jo opozitën, as qeverinë, do t’i ndihmojë ata të zvogëlojnë shportën e konsumit”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dje në një paraqitje televizive, lidhur me ndryshimet ligjore të dorëzuara nga LSDM, me të cilat parashihet heqja e TVSH-së për produktet ushqimore nga 5% në 0% TVSH
Duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-së, Bojan Stojanoski, i cili tha se ligji është “lëvizje hipokrite” dhe se e njëjta zgjidhje ligjore është propozuar nga ai edhe më parë, deputeti Bytyqi theksoi se bëhet fjalë për sjelljen e zgjidhjes ligjore në kohë të ndryshme.
“Ligji i uljes së TVSH-së miratohet në kohë të ndryshme. Më lejoni t’ju kujtoj se sa shumë e kanë ndryshuar situatën ekonomike masat që kemi marrë. Ne e ulëm inflacionin që u importua nga 19% në 3%, që sot të flitet për 2.5% dhe kjo për shkak të disa masave që kemi marrë. Shporta e konsumit në shtator është rritur për 1000 denarë në krahasim me gushtin, ndërsa në tetor është ulur për 940 denarë. Domethënë 54 denarë është dallimi në çmim në krahasim me gushtin dhe ky është realiteti”, tha Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.