Bytyqi: Në fillim të vitit 2024, qytetarët do të mund të ngasin në autostradën Kërçovë – Ohër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Të gjitha projektet infrastrukturore për autostradën Kërçovë-Ohër kanë përfunduar, dhe në fillimin të vitit të ardhshëm bashkëqytetarët e mi do të ngasin në autostradën Kërçovë-Ohër”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi për TV 24, ku u përgjigj në shumë pyetje nga ekonomia.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se autostrada Kërçovë-Ohër kishte 130 projekte infrastrukturore të pamiratuara, që do të thotë se çdo metër nga autostrada nuk ka pasur projekt infrastrukturor.

“Bëhet fjalë për 50 kilometra në të cilat 130 projekte infrastrukturore aspak nuk janë skicuar, projektuar, miratuar, toka nuk ka qenë as e transformuar e as e shpronësuar. A e dini se çfarë do të thotë të bëni 130 projekte infrastrukturore prej se ka filluar, dhe për këtë na duheshin 3,5 vite, por tashmë kjo punë ka mbaruar. Për këtë askush nuk flet sepse nuk mund ta shohin në mënyrë administrative, dhe ky ishte kusht për ta bërë aneksin, me projekte të përfunduara infrastrukturore, shpronësime të përfunduara, transformim të përfunduar”, deklaroi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Në pyetjen se kur do të mund të ngasin qytetarët në autostradën Kërçovë-Ohër, Bytyqi tha se më 31.12.2023, të gjithë kontraktorët kanë afat për ta bërë këtë dhe nëse deri në atë datë nuk është e mundur të lëvizet në 95% të seksionit, sepse 5% janë rrugët anësore, dikush do të mbajë përgjegjësi serioze në këtë vend dhe kjo është një zgjidhje sistematike e gjërave.

“Mbaroi koha e ndejave nëpër kafene dhe negociatave për të fituar edhe një vit tjetër. Jo, 31.12.2023 është afati i fundit në të cilin bashkëqytetarët e mi nga Ohri do të mund të udhëtojnë drejt Shkupit në autostradën Kërçovë-Ohër”, tha Bytyqi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Mickoski vmro platforma

Mickoski: Kohët kur Reçica mund të shantazhonte dhe të diktonte kushte kanë ikur

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

INFO

NA NDIQ