Bytyqi: Po ndërmarrim reforma gjithëpërfshirëse për integrim në Bashkimin Evropian

INA
INA

17 Maj, 2023

Masat e Qeverisë në përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe reformat që janë të nevojshme për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në takim me delegacionin e Parlamentit evropian, të kryesuar nga eurodeputeti Andreas Shieder, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, nënkryetari i PE, Viland, në fjalimin hyrës theksoi se Maqedonia e Veriut është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian dhe se ata i njohin reformat që po i zbaton vendi ynë në përpjekjet e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Bytyqi i njoftoi anëtarët e delegacionit evropian në mënyrë më të detajuar për përpjekjet që po bëjmë për progres të dukshëm në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, për të cilat kemi ndërmarrë reforma gjithëpërfshirëse në sektorë të ndryshëm, duke treguar kështu përkushtimin tonë për harmonizimin e përshpejtuar të standardeve evropiane dhe respektimin e plotë të vlerave evropiane, qëndron në kumtesë.

“Këto përpjekje mbulojnë fusha kyçe si sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, masat kundër korrupsionit, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Progresi ynë është një dëshmi serioze e vendosmërisë sonë si Qeveri për të respektuar plotësisht të njëjtat vlera dhe anëtarësimi në BE jo vetëm që do të forcojë angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve, por gjithashtu do të sigurojë një kornizë të qëndrueshme për zhvillim, prosperitet ekonomik dhe bashkëpunim të zgjeruar rajonal”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri iu referua edhe masave në ekonomi që synojnë stabilizimin e ekonomisë dhe nxitjen e rritjes.

“U fokusuam në reformat për tërheqjen e investimeve të huaja, forcimin e konkurrueshmërisë dhe stimulimin e sipërmarrësisë. Iniciativat dhanë rezultate pozitive dhe çuan në rritjen e investimeve të huaja direkte dhe krijimin e vendeve të reja të punës, përkundër rrethanave sfiduese”, tha Bytyqi dhe shtoi se Maqedonia e Veriut ka kornizë solide institucionale dhe strategji për promovimin dhe lehtësimin e investimeve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kasami

Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

alternativa

AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Mediat partnerë në ndërtimin e një shoqërie evropiane, të lirë dhe demokratike

Xhem baruti

Baruti komenton fjalimin e Ahmetit: I’a mbylle derën djemve që u rritën në BDI…

kasami

Kasami: Kërkesa jonë e qartë, termi 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe

INFO

NA NDIQ