Bytyqi: Propozim ligji për praktika jokorrekte tregtare do ta zgjidh problemin me rritjen eventuale të çmimeve

INA
INA

05/03/2024

Në këtë moment do të ftoj që deputetët ta votojnë ligjin për praktika jokorrekte tregtare, për shkak se konsideroj se vetëm në këtë mënyrë do ta zgjidhim në mënyrë institucionale problemin me rritjen eventuale të çmimeve, të cilat nuk janë të tregtueshme, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në deklaratën për media pas ngjarjes për Ditën industriale të NATO-s, zëvendëskryeministri theksoi se Inspektorati shtetëror i tregut është çdo ditë në terren.

“Në momentin e parë kur do të na mbërrijë raportin nëse dhe cilat produkte kanë rritje të çmimeve, do të thuhet edhe në opinion, sidomos nëse kjo bëhet në mënyrë të organizuar”, tha ai.
Lidhur me Komisionin për mbrojtje të konkurrencë, ai informoi se tashmë ka një parashtresë dhe pret që përbërja e re e Komisionit ta përshpejtojë punën që nëse vëren mënyrë të organizuar të rritjes së çmimeve, këtë ta ndërpret.

Bytyqi u ka vërë thirrje deputetëve që ta vitijnë propozim ligjin për praktika jokorrekte tregtare, i cili është sot në debat komisioni në Kuvend.

Ky Propozim ligji duhet të kalojë edhe në Komisionin juridiko-ligjdhënës që pastaj deputetët të debatojnë rreth tij në seancë plenare.

Me miratimin e Projektligjit pritet të arrihen efekte pozitive në funksionimin e biznesit të të gjithë operatorëve (blerës dhe furnitorë), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor. Autoritetet presin t’i jepet fund konkurrencës së pandershme në tregti dhe se ky ligj do të sjellë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria-e-kultures-

Mbi tre mijë të punësuar në kulturë pa paga, prej nesër nisin me protesta

tara

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro (Video)

IMG_1243

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

INFO

NA NDIQ