Bytyqi: Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Fatmir Bytyqi, ka deklaruar se rritja e çmimeve për produktet ushqimore nuk duhet t’i shqetëspjë qytetarët. Ai më tej ka shtuar se për momentin Qeveria nuk dëshiron të reagojë me masa të mundshme për të zbutur goditjen e çmimeve, në mënyrë që të mos keqkuptohet para zgjedhjeve.

“Mendoj se për momentin është nën kontroll si në drejtim të rritjes së çmimeve ashtu edhe në aspektin e inflacionit, mendoj se qytetarët në këtë kohë nuk duhet të shqetësohen sepse të gjithë treguesit tregojnë se nuk do të kemi goditje të çmimit që mund të ndikojnë, por le të presim që zgjedhjet lokale të kalojnë dhe të flasim për gjëra më të mira”, u shpreh Bytyqi./Shenja.tv