“Masat e qeverisë për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme “deri në arritjen e qëllimit final”, ka deklaruar sot për TV21 zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Ai shtoi se qeveria mund të vendosë të ngrijë çmimet e “gjithçkave të përfshira në produktet ushqimore bazë”.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike tha gjithashtu se “do të shohim sjellje imorale dhe joetike në treg nga disa subjekte”, por se Qeveria nuk mund ta lejojë këtë, sepse “qytetari duhet të mbrohet”.
Qeveria javën e kaluar vendosi të ngrijë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë dhe kjo masë deri në fund të majit, ndërsa ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të ngrihen edhe çmimet e disa produkteve të qumështit, për të cilat analizat do të të jetë gati deri në fund të javës. (INA)