Caktohet takimi i ardhshëm, Kurti e Vuçiq më 2 maj në Bruksel

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Gazeta Express mëson se takimi i ardhshëm mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb do të ndodhë më 2 maj, në Bruksel. Veçse është bërë e ditur që në takimin e parë flitet për Asociacionin. Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të saj, në fillim të majit.

Më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviq.

Bislimi ka thënë se në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë, pra në atë mes Kurtit dhe Vuçiqit, do të prezantohet një draft i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin e hartojnë i ashtuquajtur Ekipi Menaxhues, që udhëhiqet nga deputetja serbe, Danijela Vujiçiq.

“Propozimi ka qenë që të prezantohet [draft-Statuti i Asociacionit] më 22 prill. Meqë Serbia ka thënë se Vuciqi nuk mund të vijë, kemi mbetur të dakordohemi për një datë alternative, por do të jetë në prill”, ka deklaruar Bislimi më 5 prill.

Pas takimit të 4 prillit, Bislimi tha se në Bruksel janë pajtuar për pesë kriterët, sipas së cilave duhet të jetë Asociacioni. Ato, sipas Zv.kryeministrit, “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica“.

Megjithatë, Petkoviq, tha se “kjo është një gënjeshtër e pastër e Bislimit” dhe se në Bruksel nuk u përmendën “pesë kriteret për Asociacionit”. Zyrtari serb tha se në takim është folur për statutin e Aociacionit dhe Ekipin Menaxhues.

“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit tripalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit”, ka thënë Petkoviq më 4 prill.

Në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiq janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt, sipas Propozimit Evropian.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ