Calhanoglu: Jam i fortë dhe i uritur

ina-online
ina-online

23/07/2023

Hakan Calhanoglu rinovoi disa ditë më parë me Interin deri në vitin 2027.

Mesfushori turk është i entuziazmuar në lidhje me sezonin e ri, duke theksuar se ai dhe shokët e skuadrës do të luftojnë për fitimin e trofeve.

“Jam i lumtur që jemi kthyer sërish në stërvitje dhe gjithashtu jam i lumtur për rinovimin.

Sepse jam shumë i lumtur këtu tek Interi.

Është gjithmonë bukur të rikthehesh dhe shohësh shokët e skuadrës.

Më kishte marrë malli për ta.

Jam përmirësuar shumë mendërisht, jam shumë i uritur për të fituar.

Shokët më kanë ndihmuar gjithmonë. Kur të gjithë e ndihmojmë njëri-tjetrin, atëherë nuk ka shanse që rezultatet pozitive të mos vijnë.

Shumë lojtarë janë larguar nga Interi, të tjerë kanë ardhur, por është bukur edhe kur sheh fytyra të reja. Mbushesh me më shumë ambicie.

Objektivat tona? Nuk ndryshojnë asnjëherë, ne duam të ndihmojmë lojtarët e rinj dhe të fitojmë sa më shumë trofe. Do të japim gjithçka kemi për të realizuar qëllimet e Interit”, u shpreh 29-vjeçari turk.

Nënkampionët e Europës do të zhvillojnë një fazë përgatitore në Japoni.

Trajneri Simone Inzaghi do të marrë me vete 26 futbollistë, mes tyre edhe Kristjan Asllanin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bundesliga

Klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

mourinho

Mourinho: Nuk i kuptoj, i paralajmërova lojtarët

Bellingam Real Barca

​Gjërat që Bellingham ka arritur te Reali për 177 ditë janë të çmendura

mourinho

Mourinho shpërthen kundër lojtarëve të Romës: S’ka faj Guardiola që ua jep shkelmin lojtarëve

Ronaldo Al Nassr

​Ronaldo mund të gjobitet me një miliard dollarë

galatasaray

United dhe Arsenal në ‘luftë’ për yllin e Galatasaray-t

ballistet

“Ballistëve” u ndalohet të marrin pjesë në ndeshjen me KF “Shkupin”

franca-fitore-

Indeksi i UEFA-s/ Holanda në “luftë” me Francën, për vendin e pestë…

paolo Mladini

Paolo Maldini, shumë i ashpër ndaj kuqezinjve: “Milani nuk ka më ideale. Dua respekt për historinë e tij”

INFO

NA NDIQ