Edhe Calhanoglu mund të bëjë gabime! Pas 19 penalltive radhazi të shënuara me fanellën e Interit (17 në kampionat), turku humbi penalltinë e dhënë për Zikaltrit kundër Napolit, që u fitua pas një faulli të Anguissa ndaj Dumfries, duke e goditur topin në shtyllë.
Por pagabueshmëria e tij nga njëmbëdhjetë metrat u ndërpre me përfaqësuesen e Turqisë në tetor në ndeshjen kundër Islandës, kur ai rrëshqiti dhe preku topin dy herë në vend: goli në atë moment u anulua nga VAR.
“Sonte mund të isha MVP (lojtari më i mirë i ndeshjes), por kjo nuk ndodhi për shkak të penalltisë së humbur”, – tha Calhanoglu në fund të ndeshjes. “Më vjen keq që ndodhi sot, ishte e rëndësishme të fitonim. Pas fitores kundër Arsenalit, ne dominuam pjesën e parë dhe të dytë edhe në në këtë takim, duke qëndruar gjithmonë në krye. Nuk arritëm të shënonim, ishim të pafat. Napoli mbron mirë, mbrojtësit e tyre i kanë vënë në vështirësi sulmuesit tanë, por ne jemi mire ende, sigurisht ka ulje dhe ngritje, nuk mund të jemi gjithmonë në krye.”