Cameron: Britania mund të njohë Palestinën para marrëveshjes së paqes me Izraelin

INA
INA

02/02/2024

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pas armëpushimit në Gaza pa pritur rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis izraelitëve dhe palestinezëve për zgjidhjen me dy shtete, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë AP gjatë vizitës së tij në Liban, Cameron tha se njohja e shtetit të Palestinës nuk mund të ndodhë derisa Hamasi është në Gaza, por se mund të ndodhë derisa vazhdojnë negociatat izraelite me liderët palestinezë.

Njohja e shtetit të pavarur të Palestinës nga Britania, përfshirë Kombet e Bashkuara, “nuk mund të vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë në fund të procesit”, tha Cameron.

“Kjo mund të jetë diçka që ne jemi duke e shqyrtuar në këtë proces, në këtë përparim drejt një zgjidhjeje, të bëhet real. Ajo që duhet të bëjmë është t’i japim popullit palestinez një perspektivë drejt një të ardhmeje më të mirë, të ardhmes së shtetit të tyre. Kjo perspektivë është absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjate në rajon”, tha Cameron.

Britania, SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e shtetit të pavarur palestinez përkrah Izraelit si zgjidhje për konfliktin, por kanë thënë se pavarësia e Palestinës duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Që nga viti 2009, nuk ka patur negociata thelbësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar publikisht krijimin e shtetit të pavarur palestinez pas luftës ndërsa javët e fundit madje është mburrur se ai kishte vepruar në parandalimin e shtetësisë palestineze.

Një lëvizje e disa prej aleatëve kryesorë të Izraelit për të njohur shtetin e Palestinës pa mbështetjen e Izraelit mund ta izolojë Izraelin dhe të bëjë presion që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Cameron tha se hapi i parë duhet të jetë “pauza e luftimeve” në Gaza që përfundimisht do të shndërrohej në një “armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

INFO

NA NDIQ