Cana: Do ta mbështes Shkëndijën, por vetëm si tifoz

0

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana është përfolur gjatë ditës së djeshme si pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Fillimisht është spekuluar se Cana mund të jetë pjesë e stafit teknik të Shkëndijës e më vonë si Drejtor Sportiv apo edhe Kryetar i klubit.

Në bisedë me Canën, “in7”, transmeton gazeta Koha, ish-kapiteni i kuqezinjve thotë se nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe lajmet e shpërndara gjatë ditës së djeshme janë vetëm spekulime.

“Do ta mbështes Shkëndijën me çdo forcë. Jam tifoz i zjarrtë i saj. Por vetëm kaq për momentin”, ka thënë për in7, Lorik Cana, përcjellë gazeta Koha.

Cana shtoi se raporti me Shkëndijën është vetëm emocional, por jo edhe pjesë e punës.

Cekum, Shkëndija ditë më parë u eliminua nga garat evropiane dhe dëshira e madhe për sukses në Evropë ka detyruar tifozët të ëndërrojnë për ndryshime dhe surpriza në krye të klubit.