Cana në krye të kombëtares? Ish-kapiteni befason me përgjigjen e tij për mediat franceze

0

Lorik Cana, ish-kapiteni historik i kombëtares sonë, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Le Parisien” ku ka folur edhe për mundësitë që e shohin në drejtimin në përfaqësuesen tonë. Ish-mbrojtësi ka deklaruar se nuk është në synimet e tij.

“Shumë njerëz më imagjinojnë në këtë post, por nuk më tërheq edhe aq shumë. Duhet të dëgjoj zemrën time dhe tu përgjigjem dëshirave të mia. Synoj të shkoj drejt një karriere si drejtor sportiv”, është shprehur Cana.

Ish-kapiteni është pyetur edhe për planet e së ardhmes: “Kam krijuar një fond për interes publik i quajtur “Lorik Cana 5”, për të promovuar sportin dhe kulturën te fëmijët në kopsht në Tiranë. Bëhet fjalë për të ndihmuar fëmijët që të rriten duke praktikuar aktivitete sportive, për t’u ofruar infrastrukturën e duhur. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për mua, i cili do të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Futbolli më dha gjithçka, tashmë është detyra ime të ndihmoj gjeneratën e re.