Çfarë flet ky imam shqiptar për vizitën e Clintonit në Kosovë

0

Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini, ka paraqitur teori të rënda konspirative se vizita e ish-presidnetit amerikan në Kosovë, Bill Clinton në Kosovë ka prapavijë të keqe.

Përmes Facebook-ut, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës do të shokohen sikur ta dinin se me çfarë qëllimi ka ardhur në Kosovë Bill Clinton.

“Sikur ta di se me çfarë qëllimi ka ardhur Clinton në Kosovë!? Do të shokohen shumica kur të zbulohen me kohë këto qëllime!”, ka shkruar Misini.

Nipi i Mubarek Misinit, 29-vjeçari Agon Misini, është një nga shtetasit e Kosovës që ishin pjesë e organizatës terroriste ISIS. Ai kishte qëndruar dy vjet në burg në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.