Çarja e ASH-së!

Picture of Ina Online
Ina Online

22/02/2024

Xhevdet Nasufi

U mbajt një kongres, menjëherë pas tij tjetri, u mbajt një kuvendë, menjëherë pas tij tjetri, u inaugurua njëri liderë, menjëherë pas tij tjetri i të njejtës parti,i të njejtës proviniencë ideore. Kështu u shkri edhe një derivat i Partisë Demokratike Shqiptare, partisë e cila ngriti fundamentin e marrëveshjes historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që në dagordësim u zotuan dhe e zbatuan bashkëqeverisjen në Maqedoninë e Veriut.

Ai dakordësim në kauzë nuk kishte kalkulime politike, as hile partiake e egot vetanake që sot i kanë partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Partia Demokratike Shqiptare në vitin 1998 arriti një qëllim madhor kombëtar në MV. E nisi fillimfundin e një epoke të mundimshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, epokë të cilën duhej me konsekuencë ta vazhdonte Thaçi si pasardhës i Arben Xhaferit, që e asfiksoj PDSH, Rufi Osmani dhe Ziadin Sela me partitë e tyre sot të humbura në antikitet.

Ishte dikur nder dhe epike ideja e shqiptarëve jasht Shqipërisë të shkonin për këshillëmarrje në Tiranë për të bashkrenditur vendimarrje me interes kombëtar. Sot de facto Sela në Tiranë e Taravari në Prishtinë bashkrenditjen e bënë për tu ndarë, kundër ndryshimit që e dëshirojmë.

Nëse i referohemi një historie makabër të ndarjes mes Titos dhe Stalinit, çarja mes Seles dhe Taravarit edhepse e papërshtsatshme për krahasim,ka mjaft ngjajshmëri. Çarja nuk mund ti adresohet komponentës ideore e konceptit dallues politik, ama sllogani përçarës është i njëjtë: Je me Titon apo Stalinin,alias me Ziadin Selen apo Arben Taravarin. Unaza dalluese mes Titos dhe Stalinit ishte ideore, por jo edhe mes Seles dhe Taravarit, të cilët nuk mund të thuhet se tunden mes proviniencës politike prolindore dhe propërëndimore.

Por ridimensionimi strukturor i Aleancës për Shqiptarët edhe me ndihmen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare prodhon produktin e Inforbirosë komuniste të vitit 1948, produktin e ndarjes te qytetarëve dhe anëtarsisë.

Në këtë histori çuditërisht, në vend që komunikimi brendashqiptar të bëhej vlerë epike e shtuar për ecuri pozitive shqiptare në MV, e njejta inspiroi përçarjen mu sikur edhe Berisha në qeverisjen e tij, atëher i tundi partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut në sensin e përçarjes.

Kjo përsëritje e historisë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut edhe me ndihmen e Tiranës dhe Prishtinës, më shumë e mjegullon mendësinë e qytetarit shqiptar në Maqedoninë Veriore,i cili deri dje ka patur më shumë shpirt dhee shpresë.

Përkujdesja e Shqipërisë e edhe e Kosovës për shqiptarët jashtë kufijve të tyre nuk mund të jetë logjike komuniste paternaliste apo tifozeri politike. Tirana sikur edhe Prishtina kanë instrumentet legjitime dhe legale për ndërtimin e unitetit kastriotian gjithkundi si shembëlltyrë e ndritshme historike kundër dredhive ballkanase.Mu edhe për këtë kjo përkujdesje nuk mundet të jetë kalkuluese. Çarja e madhe në partinë Aleanca për Shqiptarët, apo vazhdimi i sindromit të mosunitetit përtej ndjesisë për pluralizëm partiak dhe politik, ndjeshëm reflekton mentalitetin revelucionar, ama të thyrjes së forcës së bashkimit.

Në gjykimin tim krejtsisht spontan mendësia e Rufi Osmanit, tani kjo e Ziadin Selës pothujse në sinkron e shkrumosën shpresën e madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të Partisë Demokratike Shqiptare. Humbja e identitetit politik-kombëtar i PDSH-së, riskajimi i qetë në margjina të politikes,apo edhe në neokomunizmin anakron e shtrembëron idenë e integrimeve.

Andaj, shqiptari i parë kryeministër për disa ditë, për disa javë,apo edhe disa muaj për destinim teknik, nuk sjell ndryshim përmbajtsor apo integrim real etnik të shqiptarëve në shtet. Shëtitja e ministrit të jashtëm( shqiptar) nëpër Gjermani dhe Zvicër me formularet në dorë si shalterist me dokumentet identitare të qytetarëve,sa është banalizim i funksionit të larte shtetëror,aq është edhe papërgjegjësi dhe kundersens integrues për shqiptarët.

TË FUNDIT

Si ndodhi vrasja e djalit të ish-komandant Arushës afër Bit Pazarit në Shkup, MPB jep detaje

Koncerti i Gjestit, Oriola Marashi për pak sa nuk përmend emrin e Xhenetës

VLEN: Futja shkelmin një partie që fatin ia ka lënë në dorë “të përjetshmit” Bujar Osmani!

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË