Carlo Ancelotti mbërrin në Brazil, sot prezantimi zyrtar!

Picture of INA
INA

26/05/2025

BRAZIL – Pas një lamtumire emocionale nga Real Madridi, Carlo Ancelotti ka nisur tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij të pasur. Trajneri italian është në udhëtim drejt Brazilit, ku pritet të mbërrijë sonte në Rio de Janeiro, për t’u prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i kombëtares braziliane. Ancelotti ka udhëtuar nga aeroporti i Barajas në Madrid mëngjesin e sotëm, në një avion të posaçëm të siguruar nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF), së bashku me familjen dhe stafin e tij teknik.

Prezantimi i tij do të bëhet sot pasdite, në orën 15:00 me orën lokale (20:00 me orën e Europës Qendrore) në një hotel luksoz në Barra da Tijuca, në perëndim të Rio de Janeiros. Kjo zgjedhje është bërë për shkak se selia e CBF-së nuk ka kapacitetin për të pritur rreth 250 gazetarë të akredituar, përfshirë shumë të huaj.

Pas prezantimit, do të bëhet publikimi i listës me 23 lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Ekuadorit dhe Paraguajit, e më pas do të mbahet një konferencë për shtypin.

Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë europian që drejton Brazilin pas më shumë se 60 vitesh dhe pritet me shumë entuziazëm nga tifozët e “Seleçaos”, të cilët shpresojnë se përvoja dhe qetësia e tij do t’i rikthejnë lavdinë kombëtares më të suksesshme në histori.

B.T (Dosja.al)

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË