Çashka mbetet e bllokuar, vazhdon protesta kundër mësimit shqip

INA
INA

29/01/2024

Vazhdon protesta kundër mësimit shqip në Çashkë. Edhe gjatë ditës së sotme është bllokuar hyrja dhe dalja e komunës nga ana e protestuesve të cilët nuk lejojnë as nxënësit shqiptar e as ata maqedonas por as edhe të punësuarit të vijojnë mësimin në shkollën fillore “Todor Janev” të kësaj komune.

Mësuesi i paraleles shqipe në Çashkë, thotë se shpesh pyetet nga nxënësit shqiptar të klasës se kur do të filloj mësimi por as ai nuk ka ndonjë përgjigj për ta.

“As sot nuk mundem të shkojmë ne punë për shkak të bllokimit të hyrjes dhe daljes së komunës së Çashkës. Çfarë u thua nxënësve të cilët pyesin kur do të filloj mësimi? Nxënësit pyesin por nuk kemi përgjigje dhe u themi do behet, do kaloj edhe kjo por me këtë çfarë ndodhë është e tepërt e bllokojnë hyrjen dhe daljen dhe nuk mund të shkojmë në shkollë”, deklaroi Besmir Xhaferi, mësues në paralelen shqipe në Çashkë.

Bllokimin e procesit arsimor të 150 nxënësve, shqiptar dhe maqedonas por edhe të punësuarve, e konfirmoi edhe drejtoresha e shkollës “Todor Janev” e cila tha se edhe gjatë ditës së sotme shkaku i protestave dhe bllokimit të rrugës në Çashkë nuk janë lejuar që të vazhdojnë procesin arsimor.

Për problemin e Çashkës, kryeministri i ri teknik Talat Xhaferi tha se duhet që të zbatohen rregullat dhe procedurat që përcaktojnë dhe sanksionojnë të drejtat e caktuara. Por Xhaferi tha se pa e parë situatën se çfarë është bërë deri tani nuk mund të thuhet se çfarë do të bëhet.

“Pa e pa situatën se çfarë është bërë deri tani, cilën rrugë kanë përcjellë nuk mund të thuhet se çfarë do të bëhet por një parashikim i gjithë asaj situate dhe vlerësimi i situatës ligjore do të jetë zgjidhja ligjore komfort asaj që parasheh dhe sanksionon edhe ligji edhe kushtetuta…”, tha Talat Xhaferi, kryeministër teknik i RMV-së.

Kushtetuta garanton të drejtën e mësimit në gjuhën amtare në arsimin fillor dhe të mesëm, por këtë të drejtë institucionet nuk po mund ta zbatojnë tani katër muaj.

Ditë më parë prindërit apeluan që institucionet të gjejnë zgjidhje për situatën e tensionuar në Çashkë pasi siç thanë çdo ditë e humbur në procesin arsimor shkon në dëm të nxënësve. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Izet Mexhiti

Mexhiti mesazh Grubit: S’jemi derivat i Dik Martit dhe shtëpive të verdha

Taravari Gostivar

Halil Snopçe u caktua kryetar i shtabit zgjedhor të degës së ASH në Gostivar

Arben Taravari3

Taravari: Maqedonia një herë ka zgjedhur president në Kuvend, pse mos ta bëjmë sërish!

bdi kryesia

BDI e vetme apo bashkë Selën në zgjedhje, në lojë edhe emra tjerë?!

levizja-besa

Lëvizja BESA zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor (FOTO)

fatmirbytiqi

Bytyqi: Kjo qeveri është treguar me vepra e jo me fjalë

demiri-750x430-1

Ministri i Shëndetësisë për REL – Demiri: Nëse jam ministër pas zgjedhjeve kam plan për klinikat

INFO

NA NDIQ