Ekskluzive/ Aksioni kundër Policisë së Kosovës jo vetëm nga serbët, të angazhuar edhe Wagner, Obraz dhe Spetsnaz

INA
INA

25/09/2023

Përplasjet e nisura që në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në veri të Kosovës që çuan në vrasjen e një polici dhe dy të plagosurve ende vijojnë.

Nga pala kosovare është bërë me dije se sulmi vjen nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.

Albanian Post nga burime jo zyrtare ka konfirmuar se pjesë të kësaj njësie janë elementë nga “Obrazi” serb, Spetsnaz-i rus dhe mercenarët e “Wagner-it”.

“Obrazi” është një organizatë serbe e ekstremit të djathë e njohur për lidhjet e saj me Qeverinë atje.Ajo u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, por e gjeti rrugën të regjistrohej me një tjetër emër.

Sa i takon Wagner-it nuk do të ishte hera e parë që shfaqet në trazirat e veriut të Kosovës, pasi elementë të tyre janë konfirmuar më herët nga zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Ndërkaq Spetsnaz janë një njësi e fshehtë ruse, që i caktohen llojet e misioneve të fshehta, me rrezik të lartë.

Kjo duke përfshirë këtu një urdhër të dukshëm për të kapur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha dislokimet e fundit, duke përfshirë Krimenë, Donbasin dhe Sirinë.

Forcat Spetsnaz janë veçanërisht të orientuara drejt operacioneve të “luftës politike”, duke reflektuar interesin e veçantë të Moskës për integrimin e misioneve ushtarake konvencionale me “masa aktive” të fshehta.

Ato janë pjesë e inteligjencës ushtarake.

Megjithëse forcat Spetsnaz konsiderohen si një aset strategjik, ato “i huazohen” komandave territoriale për vendosje operacionale në kohë lufte.

Spetsnaz fillimisht u formuan nga Lufta e Ftohtë, si asete strategjike që mund të vendoseshin thellë pas linjave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), veçanërisht për të synuar armët taktike bërthamore dhe strukturat komanduese.

Si rezultat, ata janë parë në luftën sovjetike në Afganistan (1979–1989), në të dyja luftërat çeçene (1994–1996 dhe 1999–2009), dhe aventurat e fundit të huaja, duke përfshirë Gjeorgjinë (2009), Krimenë ( 2014), ndërhyrja në Donbas (2014–tani) dhe Siria (2015–tani).

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkupi komunikacion

Regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë të Shkupi

memli

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

rron gjinovci

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

KSHZ-Komisioni

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

IMG_1326

O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën

Albin Kurti

Cila është pasuria e kryeministrit Kurti, publikohen të dhënat

shkolle klase

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Albin Kurti Adem Demaci

Pse mungoi Albin Kurti në tubimin e VLEN-it në Berlin?

stevo pendarovski

Pendarovski: Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re

INFO

NA NDIQ