Jetë nate

INA
INA

21/08/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

Popull i dalldisur, dhe i arratisur pas partive politike në pushtet me jetë Nate?! I braktisur Diskoklubeve të podrumeve me muzikë YU – jugosllave. Jo, asaj Komuniste revolucionare, por të Ditës Sotshme Neokomuniste trusakate partiake shoveniste. Aspak, me Jetë Dite. Edhe, atë: përderisa, Unë si shkrimtar bëjë Natë me xhinde e Pashterkëkuqe, që pasmesnate më hudhin duar më duar majë çative të shtëpive. Baxhave, për Dalje mbi Shtëpi në Qiell të hapur. Shelgjeve, majë Lisit me çerdhen e lejlekëve në Livadhin e Babait. Dhe, më përshkojnë te “Dy lisat” e “Gurit Zi”, majë “Ҫuke” të m’i përzënë magjitë e Pashterkëkuqes dhe Hojdodoles*.

Popull i lumtur me deklarata para kamerave televizive, gjatë kësaj sezone turistike: hanë mirë… Flejnë rehat… Gërhasin në gjumë për Liri… Pushojnë bukur… Nuk shohin ëndrra. Notojnë në det si shqiptarët. Edhe, pse: shpesh – herë edhe mbyten mes dallgëve.

Ende pa dalë Drita, pak para Agimit nga malet e Garanës të “Ҫelvjollcës”, më këthejnë mes Nanës dhe Babait në shtratin e Shelgut me kashtë, rrëzë “Ҫuke”. Dhe, jo me jetë Dite, por përsëri me jetë Nate. Edhe atë, cilin: Rrugaçin e Natës të diskoklubeve Komuniste dhe Neokomuniste, që i ka kaluar Netë-Ditët nën dëllinjat e “Parkut Grave”, në Shkup. Verë, e Dimër. Nuk ka pasur përsëgjalli Pranverë, as Vjeshtë. Vetëm dy stinë të vitit: Vjeshtë, dhe Dimër. E, gjatë studimeve përpara “Bozhurit” edhe në “Tauk Bahçe” dhe “Gërmi” në Prishtinë, duke e përcjellur Natën. Dhe, pritur Agimin. Diellin, me Dimër. Nuk e di pas vdekjes, a do të kem Dimër?! Apo, sipas hoxhallarëve do të digjem në Zjarrin e “Xhehnemit”?!

E pabesuesshme, si mundet populli shqiptar të përfundojë në këtë gjendje çmendurie dhe lumturie? Edhe, atë: Sot, kur si popull shqiptarë Nateditë na digjet zjarr mbi krye?!

Popull, që Dje: i durtrokiste Robërisë. Sot, i duartrokitë “Lirisë”?!…

1. Grua e pabesë, llafazane me të meta psiqike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ