Rajonet ku jetojnë shqiptarët në RMV me më së paku mundësi punësimi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/03/2023

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti për tremujorin e katërt të vitit 2022.

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i ka analizuar këto të dhëna nga pikëpamja rajonale:

🔶 Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345.

🔶 Krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë, pas Rajonit Verilindor me 1.242 dhe atij Jugperëndimor me 1.614.

🔶 Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%.

✅ Sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik lokal, OECD-ja rekomandon, përveç krijimit të një kornize të qëndrueshme makroekonomike, që qeveritë të zbatojnë politika strukturore që inkurajojnë inovacionin, aftësitë dhe zhvillimin e biznesit. OECD rekomandon poashtu që të ndërtohen strategji dhe sisteme të adaptueshme ekonomike lokale dhe që të përdoren të dhënat lokale për të informuar politikëbërjen, si faktorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

❌ Siç e ka dëshmuar Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi përmes studimeve tjera, politikat qeveritare që kanë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese në baza rajonale dhe kombëtare. Kjo është e dukshme sa u përket investime kapitale, transfereve drejt nivelit lokal, orientimit të investimeve të huaja direkte apo edhe fondeve për invocacion. Përderisa nuk ka një ndërrim kahje nga lart, krijimi i vendeve të reja të punës në rajonet ku jetojnë shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë mbrapa krahasuar me rajonet tjera të vendit. Rrjedhimisht, shqiptarët, të cilët përbëjnë 2/3 e popullatës tanimë të larguar nga vendi, do të vazhdojnë të largohen në masë drejt perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

https://www.facebook.com/InstitutiArbenXhaferi/posts/700083361828051

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 3.85% votuan deri në ora 09:00

leternjoftime

Ministria e Brendshme do të lëshojë dokumente personale edhe sot

fletvotime-zgjedhje

Në Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

avokati-popullit

Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportimin e shkeljeve të të drejtave të votës

zgjedhje vota votime maqedoni

Në Sopot dhe në Çerkez po agjitohet me materiale propagandistike

zgjedhjet-maqedoni

Për fitore në raundin e parë nevojiten 907.159 vota, në të dytin 362.864

zgjedhje maqedoni

𝐋𝐈𝐕𝐄 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗲: Maqedonia sot voton për zgjedhjen e presidentit

kongresi senati

Kongresi miraton paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

osbe odihr

342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj po i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale

INFO

NA NDIQ