Çavi: Nuk dëshirojë të krijojë iluzione të kota për kthimin e Mesit…do të shohim!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Prill, 2023

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Xhirona-s, e vlefshme për La Liga. Ekipi katalanas mori një pikë që ngjan si fitore, duke parë humbjen e Real Madridit, ndërkohë që diferenca mes dy skuadrave ka shkuar në +13 pikë për Barcelonën.

“Nuk më shqetëson barazimi, jam i interesuar vetëm te fitimi i titullit kampion. Patëm mjaft raste për të shënuar e për të fituar ndeshje, por nuk finalizuam dot. Natyrisht që nuk jam shumë i kënaqur, pasi morëm një barazim në fushën tonë. Gjithsesi, morëm një pikë dhe tashmë jemi +13 pikë ndaj Real”, tha Xavi Hernandez.

“Skuadrës i thashë se jemi në rrugën e duhur për të fituar titullin dhe se në fushë dhanë më të mirën. Jemi pranë titullit dhe dëshirojmë ta marrim, pasi kemi kohë që e kërkojmë. Duhet ende edhe pak punë për ta fituar titullin”, tha trajneri i ekipit katalanas.

Duke folur për thirrjet e tifozëve, që dëshirojnë sërish Mesi në ekip, Xavi ishte decid.

“Mendoj se tifozët e dijnë se kush është Mesi. Gjithsesi, nuk dëshirojmë të krijojmë iluzione të kota. Dikush e këndoi emrin e tij, por të shohim se ç’do të ndodhë,” tha në fund Xavi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

futboll

Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1

samir

Krutaj: Kam një endërr dhe një shpresë për klubin e zemrës “KF Bashkimi”

FB_IMG_1685817175685

Shkëndija e Haraçinës përmes penalltive plasohet në Ligën e Tretë-Veri

galtier-psg

PSG merr vendimin për të ardhmen e trajnerit, Murinjo drejt Francës

shkendija2

Shkëndija përforcon sulmin me një holandez

akil

Akil Gjakova i shtati në Grand Prix Taxhikistan

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

KASAMI

Sporti na bashkon/Durrësi, Ulqini, Bujanoci e Peja bëhen bashkë në Tetovë

osimhen

S’kishte dyshime, Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

INFO

NA NDIQ