Çdo ditë jepen rreth 800 vendime për izolim por sa respektohen ato? Kontrolle nuk ka

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor këtë periudhë jep rreth 800 vendime për izolim çdo ditë. Personave të cilëve u është konfirmuar prania e Covid në ndonjë laboratori por nuk kanë simptoma të sëmundjes, u caktohet izolim prej shtatë ditëve, derisa atyre që kanë zhvilluar fotografi klinike nga virusi, u caktohet izolim prej shtatëv ditëve plus tre ditë të tjera nëse personi nuk ka ngritur temperaturë, informon Zhurnal.

Por sa prej atyre 800 personave çdo ditë e respektojnë këtë masë?

Për dallim nga më herët kur vendimet për izolim qytetarëve u arrinin në Viber, tani pacientët duhet të hyjnë në ueb portalin www.vakcinacija.mk

“Kontrolle kryejmë çdo ditë. Në këtë periudhë ka transmetim të madh të virusit, por jo të gjithë pacientët testohen edhe pse simptomat tregojnë se janë pozitiv me Covid. Ne i këshillojmë së paku të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e kësaj sëmundje dhe të qëndrojnë në shtëpi së paku tre deri në pesë ditë. Sa i përket kontakteve, për ta nuk është paraparë izolim, veçanërisht ata që janë të vaksinuar, por edhe ata duke e ditur se kanë qenë në kontakt shumë të afërt me person të infektuar, nëse jo më tepër, së paku të vendosin maskë kur lëvizin nëpër vende me më tepër njerëz”, thotë mjekja Makedonka Popova Spaseska, mjeke amë.

Nga pacientët e infektuar, veçanërisht ata që janë me simptoma, kanë temperaturë, kollitje, rrjedhje e hundëve dhe kanë vendim për izolim, thonë se askush nuk vjen t’i kontrollojë në shtëpi nëse po e respektojnë vendimin për izolim.

“Nuk ka kontrolle. Në periudhën e kaluar ishte shumë më ashpër dhe sa mbaj mend dënimet për shkeljen e izolimit ishin të larta. Tani gjithçka është lënë në ndërgjegjen e vet të infektuarit, por për fat të keq nuk jemi të gjithë të ndërgjegjshëm, ndoshta përshkak kësaj numri i të infektuarve është i lartë. Sigurisht ka pesë herë më tepër të infektuar nga numrat zyrtar që po publikohen”, thotë një i infektuar për portalin Faktor.