Jovanoviq alarmon: BE do zgjidhje në Ballkan, që Maqedonia të mos ekzistoj! (VIDEO)

INA
INA

19 Maj, 2023

Politikani serb Çedomir Jovanoviq në potkastin “Bure barut” është shprehur për politikat e BE’së kundrejt Ballkanit, me ç’rast ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) planifikon ta zgjidhe problemin e Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që ajo të mos ekzistojë,

“Do ta zgjidhim problemin e Maqedonisë, ashtu që ajo të mos ekzistojë dhe një gjë e tillë po ndodh tanimë 3 vite me radhë. Zaevi tanimë ka ikur, ai u tradhtua. U tradhtua nga BE’ja. Ata i thanë takohu me ish-kryeministrin grek Cipras dhe zgjidhe problemin e emrin më në fund, dhe Zaev këtë e bëri. Kjo është një temë shumë e rëndë për Maqedoninë. Ne (sërbët) ua kontekstojmë, religjionin (fenë), grekët identitetin, shqiptarët territorin kurse bullgarët i kontestojnë të gjitha, gjuhën dhe gjithcka tjetër”.

Jovanoviq rikujtoi se Zaevi në Prespë nënshkroi marrëveshje dhe në vend që për këtë t’i çelin negociatat me Maqedoninë, BE’ja e shtyri fillimin e negociatave për 6 muaj.

“Kjo ishte iniciativë franko-gjermane, kur presidenti francez Makron u shpreh se nuk është koha për zgjerimin e BE’së dhe se BE’ja së pari duhet te merret me zgjidhjen e problemeve të veta dhe më pastaj fliste për idenë e anëtareve të mëdhaja dhe të vogla të BE’së. Por, ndërkohë u paraqit Bullgaria me kushtete e saja dhe tanimë kemi kusht të ri për të cilin duhet të shprehet Maqedonia. Ata kërkojnë që gjuha bullgare të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase dhe atë shqipe, kërkojnë që Maqedonia të jetë shtet edhe i popullit bullgar. Domethënë kërkojnë dicka që maqedonasit assesi nuk mund ta japin”, ka thënë ndër të tjera politikani respektivisht kreu i Liberalëve serb Çedomir Jovanoviq./

Ndiqeni nga fundi nga  1:08:20

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickoski-kovacevski

Takimi i liderëve: VMRO-DPMNE me dyshime, LSDM-ja pret vendimin e Mickoskit!

deponi

Kontroll i përbashkët i policisë dhe inspektorateve në deponi mbeturinash në zonën e Karposhit të Shkupit

kaevski

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

ramush haradinaj

Haradinaj: Ta shkarkojmë Qeverinë, Kurti po i sjellë pasoja të mëdha Kosovës, po e poshtëron çdo vlerë të shqiptarëve

reshje-shiu

Reshjet e shiut, problemet me kanalizimin në Tetovë nuk kanë fund

izet mexhiti ahmeti grubi

Kryesia e BDI-së merr vendimin e radhës për zgjedhje në Çair, Mexhiti: Po instalohen skenaret e Menduh Thaçit

Arrestim_Pranga-780x468-1

Kërcënoi bashkëqytetarin me mesazhe, arrestohet shkupjani

bujar-1

Një vit nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së

kurti-1

Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor

INFO

NA NDIQ