Çedomir Jovanoviq hyn në zgjedhjet serbe me mesazhin për Kosovën e pavarur

ina-online
ina-online

02/11/2023

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka njoftuar se do t’u hyjë zgjedhjeve të reja në Serbi nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një kampanjë në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.

Jovanoviq ka njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes së Serbisë ndaj tyre, si dhe se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Dragan Dilashit, shkruan “Danas”.

“Nuk do të gënjej shtetin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka njoftuar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Beogradit, duke shtuar se dëshiron një kryetar që “shëron Beogradin”.

Jovanoviq ka thënë se është kundër planit franko-gjerman sepse, sipas tij, nuk është menduar për Serbinë. Siç ka thënë, ai dëshiron, “që pushteti i ardhshëm në Serbi të ftojë përfaqësuesit e Prishtinës në Beograd ose të shkojnë në Prishtinë, të bisedojnë dhe që Kosova të jetë toka e popullit serb dhe popullit shqiptar, ata që duan të jetë tokë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri, e ata që dëshirojnë të jetë tokë serbe në Serbi”.

Jovanoviq ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shkojë edhe në Kosovë për t’i vizituar familjet e serbëve të vrarë dhe familjen e policit të vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë. Ai ka shtuar se nuk e respekton Kishën Ortodokse Serbe. Jovanoviq ka vite që njihet si ndër politikanët e rrallë serbë që e njohin pavarësinë e Kosovës.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1701896847835

SHKUPI – KJO „MEKË” E SHQIPTARISË

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

policia-mk

Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

INFO

NA NDIQ