Ceferin mohon idenë e ‘Super Champions-it’: Kurrë nuk do të organizojmë një garë vetëm për 12 klube

Picture of INA
INA

09/10/2025

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka hedhur poshtë me vendosmëri zërat për krijimin e një gare të re të ngjashme me Superligën Evropiane, të quajtur “Super Champions”. Gjatë asamblesë së përgjithshme të ECA-s, e cila në Romë u shndërrua zyrtarisht në EFC, kreu i futbollit evropian theksoi se nuk ekziston asnjë plan për një format të tillë që do të zëvendësonte apo konkurronte Champions League-n e reformuar.

“Nuk do të organizojmë kurrë një garë vetëm për 12 klube,” deklaroi prerazi Ceferin në fjalën e tij hapëse në hotelin Cavalieri të kryeqytetit italian, duke mohuar çdo bashkëpunim të mundshëm midis UEFA-s dhe kompanisë A22, e cila ishte promotore e projektit të Superligës.

Sipas Ceferin, qëllimi i UEFA-s mbetet mbrojtja e frymës përfshirëse të futbollit:

“Ne promovojmë një futboll që i përket të gjithëve, një sport që shërben si frymëzim në kohë të vështira. Futbolli është vendi ku të gjithë ndiejmë se përkasim. Në një botë me kriza politike e shoqërore, kemi nevojë për diçka që bashkon dhe futbolli ka këtë fuqi, duhet ta ruajmë.”

Ai shtoi se ndryshimi është pjesë e historisë së futbollit, por vetëm uniteti dhe barazia mund të garantojnë vlerë të qëndrueshme:

“Reformat duhet t’i forcojnë të gjithë, jo vetëm një pakicë.”

Ceferin vuri në dukje edhe suksesin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me një grup të vetëm, duke e cilësuar si një hap të guximshëm që ka sjellë “vlerë brenda dhe jashtë fushës me të ardhura rekord”.

Megjithatë, këto të ardhura në rritje kanë shkaktuar shqetësim tek klubet e mesme e të vogla, edhe në Serinë A, të cilat frikësohen se hendeku ekonomik me gjigantët evropianë po thellohet dhe se pesha e kampionateve kombëtare mund të bjerë gjithnjë e më shumë krahasuar me garat ndërkombëtare.

Në përfundim, Ceferin theksoi filozofinë e tij për të ardhmen e futbollit evropian:

“UEFA do të bëjë gjithçka që ëndrra të vazhdojë të jetojë. Futbolli nuk është vetëm argëtim, por jeta e komuniteteve tona, janë rrugët, klubet dhe tifozët që e formësojnë atë. Nëse largohemi shumë nga këto rrënjë, rrezikojmë ta shkatërrojmë.”

TË FUNDIT

Komisioni miraton ndryshimet në Ligjin për kontroll kufitar për menaxhim më efikas

Kuzeska: Skandali me IPARD po arrin në majë të qeverisë

Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

Durmishi: Në muajin mars paga minimale do të rritet për 2,000 denarë

Adriana Matoshi thumbon me humor Lumir Abdixhikun: “Lumir, pasha Zotin krejt e livdun Memlin!”

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË