Shkruan: Muhamer Pajaziti
Në një artikull të fundit të revistës “Science”, përmes të cilit me metoda të sofistikuara studiohet origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe e gjuhës shqipe, konfirmohet se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.
Sipas këtyre të dhënave, populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktone në këto troje.
Gjykatësi Gorani dhe Goranët tjerë që paguhen me taksat tona, duhet të kuptojnë se gjuha shqipe është një thesar për Maqedoninë e Veriut.
Çekani i Goranit dhe një copë letër, s’mund të shfyqizoj gjuhën shqipe, në kohën kur e gjithë bota demokratike mbështeten mbi kodin e komunikimit masiv nëpërmjet gjuhëve.
Bota demokratike e gjen pasurinë e saj tek shumëllojshmëria e trashëgimisë si edhe në zotësinë për të mbledhur në gjirin e saj shtete me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme e Gorani me shokë thurr plane famëkeqe për ta zhdukur një kulturë mijëra vjecare.
Çka po shqyrton Gorani, të gjithë jemi dëshmitarë se gjuha shqipe nuk zbatohet në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një rezultat dhe pasojë edhe e politikës mediokre shqiptare.
Kjo dëshmohet nga shumë fakte: Arbenit nga Kumanova një ditë më parë, në një filiale banke, nuk ju dha e drejta që të komunikoj me gjuhën shqipe,Bujarit i kishte ardhur një gjobë vetëm në gjuhën maqedonase, Hajdarit i kishte ardhur pagesa për tatimin e pronës vetëm në gjuhën maqedonase, Shqipes i kishte ardhur ftesa për në gjyq vetëm në gjuhën maqedonase dhe shumë e shumë raste tjera që vulosen si dëshmi të forta të refuzimit të gjuhës shqipe.
Një dëshmi që e tregon fatin dhe trajtimin e mjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni, është edhe rasti i Republikës së Kosovës.
Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën vetëm 6 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e vendit. Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal.
Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet.
Janë shembuj dhe argumente para të cilave do të dorëzohet secili, por pse maqedonasit janë aq kokë fortë, çfarë u pengon gjuha shqipe, çfarë u pengojnë shqiptarët.
Si do të sillet Evropa dhe faktori ndërkombëtar ndaj këtij paradoksi?
Pse po heshtë Edi Rama, i cili hartonte projekt propozime për avansimin e të drejtave të serbëve në Veri të Kosovës?
Pse heshtën politikanët shqiptarë për një copë pushteti ndaj degradimit të gjuhës shqipe në këtë shtet?
Janë pyetje që presin përgjigje!