Inspektorë të arsimit të shoqëruar nga policia sot shkuan në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës.
Situata e tillë vjen pas paralajmërimeve të ministres së Arsimit Vesna Janevska për kontroll në këtë shkollë për shkak të veshjes së fëmijëve në festën e 28 nëntorit, përkatësisht uniformave të UÇK-së dhe armëve plastike në duar.
Drejtori i shkollës tha se shfaqja ishte e zakonshme dhe nuk ka pasur kurrfarë tendence për përçarjeje apo nxitjen e tensioneve ndëretnike. (INA)