Kryetari i komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, njoftoi se komuna do të mbulojë plotësisht pjesëmarrjen për kujdesin e fëmijëve në çerdhe, për t’u ndihmuar prindërve në periudhën e krizës energjetike dhe ekonomike.
“Po fillojmë procedurën për heqjen e plotë të pjesëmarrjes së prindërve, për përkujdesjen e fëmijëve të tyre në çerdhe, në territorin e komunës së Vallandovës. Qëllimi është mbështetja e familjeve me fëmijë të moshës parashkollore, në kohë krize energjetike dhe ekonomike dhe forcimi i solidaritetit në komunitet”, ka shkruar në rrjetet sociale, Kostadinov. (INA)