Ceremoni shtetërore për pritjen e kryeministrit Rama në Prishtinë (VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur me një ceremoni shtetërore në Qeverinë e Kosovës në kuadër të vizitës së tij njëditëshe.
Rama i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti pas ceremonisë së pritjes nga garda e shtetit të Kosovës, kanë vijuar për në ambientet e Qeverisë për të zhvilluar takimin e përbashkët.

Rama ka mbërritur përmes Aeroportit të Prishtinës, ku është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së, por edhe në një kohë të tensionimit të situatës në veriun e Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.