Certifikatat e vaksinimit nuk do të kërkohen në qendrat tregtare dhe në dalje të kufijve të Maqedonisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2022

Në qendrat tregtare në Maqedoninë e Veriut nuk do të kërkohen më certifikatat e vaksinimit me KOVID-19.

Ky vendim është sjellë mbrëmë nga Qeveria si pjesë e masave që janë rekomanduar për tu lehtësuar nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI).

Por për hyrje në objektet (restorante dhe kafeteri) ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të këtyre qendrave tregtare vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave.

Qeveria po ashtu ka pranuar shtyerjen e afatit të certifikatave të personave që kanë kaluar KOVID-19. Vlefshmëria e tyre ka qenë 45 ditë, ndërsa tani bëhet 180 ditë, përcjell INA.

Në bazë të rekomandimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit me të cilin gratë shtatzëna ishin liruar nga puna dhe nga përgjegjësitë e punës me prezencë fizike në vendin e punës. Me këtë vendim është pranuar edhe rekomandimi që gratë shtatzëna të vaksinohen.

Po ashtu në kuadër të masave lehtësuese, Qeveria vendosi të heq kërkesën për certifikatë të detyrueshme KOVID-19 për dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por ato do të jenë të detyrueshme gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, pra të gjithë ata që hyjnë në vend duhet të posedojnë këto certifikata. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni po…

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ