Ç’është ky komb kosovar?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

shkruan: Bardhyl Berberi

Në Pogradec shpresh ka shumë të ardhur nga Kosova. Më tërhoqi vëmendjen një burrë në Drilon, i cili i tha kamarierit na shtro dy tavolina se ne jemi nga kombi kosovar.

– Nga kombi shqiptar ia preva unë, por ai nguli këmbë, duke thënë se ne jemi kombi kosovar!

Me sa duket ngatërronte nocionin e shtetit me atë të kombit, megjithse tha që jam profesor në Universitetin e Prishtinës. Këtu gjërat komplikohen më tepër. Madje ai shtoj se dhe analisti juaj Fatos Lubonja kështu mendon si un. Është krijuar një ndasi e çuditshme nga njerëz sa të paaftë, por aq dhe keqdashës që duan të krijojnë të çara që e ndajnë kombin tonë në komb shqiptar dhe komb kosovar!

Fjalori i gjuhës shqipe veçon si parësor kuptimin që mbi një shekull nënkupton bashkësinë e gjuhës dhe etnisë së një populli e thënë troç nocioni kombi shqiptar, nënkuptohet tërësia e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptarë pavarësisht se në çfarë shteti jetojnë.

Janë disa që pretendojnë se janë koka të mëdha këtej kufirit dhe më gjërë që e injorojnë kuptimin e parë shumë më të përhapur jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe gjithandej duke arritur në përfundimin se shteti eshte parakusht dhe bërthama e kombit, prandaj me krijimin e shtetit të Kosovës, pos kombit shqiptar, duhet të njihet edhe kombi kosovar.

Në një polemikë që pata me profesorin kosovar ky insistonte se vetem shtetasit e Shqipërisë përbëjnë kombin shqiptar, kurse ata jashtë Shqipërisë, varësisht se në cilin shtet jetojnë dhe çfarë pasaporte kanë, duhet të quhen pjesëtar të kombit kosovar, ose sipas kësaj logjike te kombit maqedon, malazez, serb etj.

E pra, ti thuash shqiptarit në Maqedoni se je maqedonas e bën atë pjesëtar të kombit maqedonas është sikur t`i biesh në kokë me cekic , sepse për shembull për një strugan apo tetovar kyç për të është refuzimi i kombësisë maqedone, dhe kjo vlen edhe për ata të Luginës apo ata të Malit të Zi.

Edhe serbët e Kosovës mund ta pranojnë shtetësinë, por jo edhe kombësinë kosovare sepse ata kanë kombësi sërbe.

Shtetesia dhe luajaliteti ndaj shtetit ngatërrohen me përkatësinë etnike dhe kombëtare. Nuk ka komb kosovar, siç pretendojnë ata që e ngaterojnë konceptin e kombit me atë të shtetësisë. Ka vetëm shtetësi kosovare që ndër të tjera, është një ndër nënidentitet (në një trevë shqiptare) e të qenit shqiptar me kombësi.

Togfjalëshi “kombi shqiptar” është emërtim përmbledhës për të gjithë ata që ndihen dhe deklarohen si shqiptarë, dhe kjo është e padiskutushme dhe nuk ka asnjë demagog apo të shitur që mund të luajë me konceptin komb!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

INFO

NA NDIQ