Çfarë bën o Fatmir Besimi?!

ina-online
ina-online

21/12/2023

shkruan: Naser Pajaziti

600 mjekë specializantë edhe pak ditë do të ngelen në rrugë, e faji për këtë ka adresë. Ai është Fatmir Besimi dhe ministria e Financave.

Ky ministër i përjetshëm që shijoi për gati 20 vjet çdo pushtet e thuajse çdo kolltuk ministror!

Porosinë i’a çoi dje specialistja e neurokirurgjisë, Elmedina Asani, e cila tha se do mbetet në rrugë nëse nuk zgjidhet fati i saj dhe Ministria e Financave nuk gjen zgjidhje për zgjidhjen e fatit të punësimit të thuajse gjithë atyre specializantëve, që për fat të keq shteti me zor do t’i përzë!

Fati i tyre lidhet me nënshkrimin e Fatmir Besimit, i cili e ka rahatuar veten duke siguruar të ardhura të majme me rritjen e rrogës së tij dhe të kolegëve për rreth 80% apo mbi 3 mijë euro të thata.

Por në gjendje të mjerueshme janë edhe dhjetëra kuadro të punësuar në universitetet shtetërore, sidomos ata në Universitetin e Tetovës, ku për dekada nuk po u zgjidhet fati i tyre, e pritjet ishin sidomos nga ky ministër që vjen pikërisht nga Tetova e universiteteve dhe duhet t’a bëj veprimin e duhur që duhet mbajtur mend!

Fatin e njejtë po e përjetojnë edhe qindra administratorë që përdoren mish për top për çdo zgjedhje e ndërrim pushtetesh. Ata me vite po presin zgjidhjen e statusit të tyre të punës.

Edhe disa fjalë për ministrin e përjetshëm!

Shtrohen dilemat pse ky njeri ishte në çdo garniturë qeveritare?!

Ministri që ka ndërruar thuajse gjysmën e kolltuqeve qeveritare duke nisur nga Kabineti i Cërvenkovskit, Buçkovskit, Gruevskit, Zaevit e deri tek Kovaçevski.

A e mban dikush se çka ka bërë diçka që do mbahet mend dhe cilat janë arritjet e tij. Unë se kam idenë?!

Është koha që ai të lë ndonjë vepër me dinjitet, të ikë me fytyrë të bardhë duke zgjidhur fatin e kësaj plejade të re të trurit të vendit, apo do t’i përzë, nën mallkimin e shumë nënave dhe fëmijëve!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ