Emri Bjorn Kuipers është i njohur për tifozët e futbollit.
Holandezi ishte një arbitër, por jo një nga të shumtët ndërkombëtarë.
Një arbitër i nivelit të lartë.
Në vitin 2021, Kuipers ishte gjithashtu, ose më mirë, mbi të gjitha, arbitri i finales Itali-Angli, një ndeshje që u dha Europianin kombëtares “azzurri” pas penalltive.
Ky ish-arbitër ka qenë gjithmonë një sipërmarrës në jetën e përditshme.
Në fakt, ai zotëron një rrjet supermarketesh, i cili është shumë i njohur në Holandë. Pasuria e tij neto është e lartë, të ardhurat e tij vjetore janë më të larta se ato të shumë futbollistëve.
Karriera e arbitrit të Bjorn Kuipers
I lindur në vitin 1973, holandezi, bir dhe nip artistësh, filloi i ri karrieren. Në vitin 2004 ai u promovua në Eredivisie, dy vjet më vonë filloi karriera e tij e gjatë si arbitër ndërkombëtar.
Një CV mbresëlënëse: ai arbitroi finalen e Champions League (2014, Real Madrid-Atletico), finalen e Europa League dhe Superkupën e Evropës. Ai shpesh ka kryqëzuar rrugët me ekipet e klubeve italiane në kupat evropiane.
Ai u zgjodh për dy Botërorë (2014, 2018) dhe tre Kampionate Evropiane (2012, 2016, 2020), në të fundit arbitroi Itali-Angli, ndeshje të cilën e drejtoi edhe në Botërorin 2014. Një karrierë e nivelit të lartë dhe famë e vërtetë për këtë arbitër me një qasje vendimtare.
Popullariteti i tij, megjithatë, rrjedh edhe nga profesioni i tij, ose më mirë nga pasuria e tij. Sepse Kuipers shpesh e gjente veten duke arbitruar futbollistë që ishin shumë më pak të pasur se ai. Duket e çuditshme, por është e vërtetë.
Holandezi është një sipërmarrës i respektuar, i cili zotëron një zinxhir supermarketesh.
Nga babai i tij ai trashëgoi jo vetëm pasionin për arbitrimin, por edhe një rrjet supermarketesh, C1000, një biznes historik franchising, i cili në vitin 2014 u përthit nga Jumbo, një zinxhir akoma më i njohur. Ai fillimisht mbajti tre prej tyre, më pas hoqi dorë nga dy prej tyre menjëherë për t’u përqëndruar vetëm në një. Tani ai ka blerë një tjetër, të cilin po e rinovon dhe është gati ta hapë.