Çfarë do të bëjë Shqipëria në rast të një krize në Kosovë, përgjigjet ministri i jashtëm Igli Hasani

Picture of Ina Online
Ina Online

20/06/2025

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i pyetur nga analisti Baton Haxhiu se çfarë do të bëjë shteti shqiptar për Kosovën, në rast të një krize të ngjashme me atë në Lindjen e Mesme u përgjigj se shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani.

Hasani tha se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe ka një vend të barabartë në aleancë.

Baton Haxhiu: Unë po mundohem të bëj dy pyetje brenda njërës. Po jetojmë në një kohë, kur dy institucione ky më i madhi i OKB-së sikur nuk ekziston dhe fati jonë që kemi qenë të fundit që kemi diskutuar për procedura brenda OKB dhe kemi qenë në harresë dhe nuk do të diskutohet më.

Kemi një rrugë unilaterale të shteteve, të superfuqive, që OKB etj janë të papërfillshme. Amerika është brenda sulmeve në Iran dhe kur jemi kështu një Amerikë që është e fortë një që është “Amerika First” që nuk do ndërhyrje dhe një Trump që e ndërroi. Kemi hyrë në një fazë trilaterale të Kinës, SHBA dhe Rusisë që mund të vendosin për një Jaltë të ardhshme.

A keni një përpjekje nga ana e ministrisë dhe kryeministrisë për të ndërtuar një rrëfim strategjik se ku i takoni dhe kujt i takoni, ku i prekni vlerat e shqiptarëve dhe Shipërisë dhe nëse këto tri fuqi vendosin se çfarë do të bëjnë me Kosovën?

Igli Hasani: Është një nga gjërat që kemi prej disa kohësh që e themi multilaterizmi. Kemi një betejë të hapur mes demokracive dhe demokraturave, si lufta Ukrainë-Rusi.

Institucionet e dala pas Luftës së Dytë Botërore po vuajnë, siç është OKB-ja. Për një vend si Shqipëria, me një kontribut modest, por të rëndësishëm, të paktën në rajonin tonë. Ne themi të angazhuar për të thelluar reformat në anëtarësimin e plotë në BE, që nuk është vetëm një familje ekonomike, por edhe familje vlerash, liberale, bazuar në të drejtën e ligjit.

Baton Haxhiu: Jalta sikur ka vdekur. Ne kemi një problem serioz të Kosovës, që është një problem shqiptar. Sa është i përgatitur shteti shqiptar për të përballuar një krizë, si kriza që është momentalisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë?

Igli Hasani: Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës dhe nëse bën një paralele me situatën aktuale, shteti shqiptar vazhdon të jetë me Kosovën kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Më vjen keq që në Tiranë ka njerëz që bëhen me Iranin për të qenë me xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani. Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që ne kemi me partnerët dhe aleatët sepse jemi një vend anëtar i NATO-s dhe kemi një vend të barabartë dhe do të jetë një nga temat më të rëndësishme që ne do të ndjekim.

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË