Shkruan Prof.Dr.Metush Sulejmani
Opinioni publik, kohëve të fundit është njoftuar se gjykata kushtetuese po pëgatitë një ligj të ri për përdorimin e gjuhëve.Nga ajo se cfar thuhet në opinion, si në pjesën shqiptare e poashtu edhe në ate maqedonase aludohet më tepër për gjuhën shqipe. Në kampin maqedonas e duke përfshirë edhe kryeministrin, thuhet se vendimi i cili do të pasoj nga gjykata kushtetuese duhet të pranohet.
Kjo i bie se ne e dijmë se cili do jetë vendimi por ju duhet ta pranoni. Gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe ashtu nuk ka qenë e rregulluar e aqë më pak e zyrtarizuar si gjuhë e dytë zyrtare.Në këtë drejtim fajin kryesor e bartin qeveritë e mëparshme të cilët kanë patur mundësi por nuk e kanë zgjidhur këtë problem.
Ky vakum juridiko-politik ka gjeneru pasoja të rrezikshme të cilat ishin pengesë e madhe për zhvillimin koheziv të proceseve shoqërore.Nga kjo që po flitet mund të dyshohet se një vendim i tillë nga gjykata kushtetuese mund të jetë djallëzor dhe i dëmshëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për maqedonasit dhe të tjerët nga shkaku se me këte defunksionalizohet, destabilizohet dhe dezintegrohet vetë qenia shtetërore. Në vend që të avansohet gjuha shqipe dhe të përafrohet deri te zyrtarizimi i saj, ajo siç duket do të degradohet dhe reduktohet edhe më keq se çishte deri tani.
Parashtrohet pyetja: çfarë do të ndodhë nëse vërtetë ky do të jetë epilogu i gjykatës kushtetuese?.Republika e Maqedonisë së Veriut është vend shumetnik, shumkulturor dhe shumkonfeksional që do të thotë se karakteri multietnik e përjashton karakterin unitar të saj. Meqë ky vend qenka multietnik atëherë cila është shtylla kryesore e cila e bënë funksionale ate? Shtylla kryesore e cila e mbanë në këmbë këtë shtet dhe e bënë funksional janë marrëdhëniet ndëretnike.
Atëherë si mund të kemi marrëdhënie ndëretnike të shëndosha dhe funksionale kur proceset shoqërore zhvillohen me një bazë dykuptimore të cilat janë rezultat i pabarazive historike midis shqiptarëve dhe maqedonasëve.Me fjalë tjera,nuk mund të ketë kohezivitet shoqëror dhe marrëdhënie të mira ndëretnike kur shqiptarëve iu mohohet gjuha e tyre e cila e qenieson identitetin kombëtar të tyre.Marrëdhënie të mira ndëretnike nuk mund të kemi kur pala maqedonase ta imponon gjuhën maqedonase si gjuhë e vetme zyrtare kurse gjuhën shqipe të cilën e flasin mbi 40% e anashkalon si gjuhë e dorës së dytë dhe jo të barabartë me gjuhën maqedonase. Paramendoni,shteti Zvicerian, duke marrë parasysh numrin e shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë atje,bënë përpjekje që edhe gjuha shqipe të hynë në rangun e gjuhëve atje si gjuhë e barabartë me të tjerat.
Kjo është demokracia. Është absurd i kohës kur popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut si popull i ndarë nga trungu etnik shqiptar por autokton në këto hapësira, i nëpërkëmben të drejat dhe liritë elementare të cilat garantohen me konventa ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut duhet të marr model Republikën e kosovës se si respektohen gjuhët,psh: serbët vetëm me 3-4% e kanë gjuhën e tyre zyrtare e cila flitet dhe shkruhet në tërë teritorin e Kosovës dhe kjo nuk iu pengon shqiptarëve.
Pse maqedonasëve po u pengon gjuha shqipe dhe pse e gjith kjo albanofobi e tyre ndaj shqiptarëve kurë shqiptarët nuk janë ardhacak por autokton në trojet e veta.Shqiptarët historikisht çdoherë i kanë bërë ballë dhe i kanë duruar këto padrejtësi si rrjedhojë e politikës pansllaviste e cila pregatiste elaborat pas elaborati për shfarosjen e shqiptarëve.
Shqiptarët edhe pse të nëpërkëmbur megjithate kanë kontribuar shumë në ruajtjen e këtij shteti edhe pse ai çdoherë ishte represiv ndaj tyre. Në këtë drejtim përveç shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zërin duhet ta ngrenë edhe Tirana dhe Prishtina sepse e kanë obligim kushtetues për mbrojtjen e kësaj pjese të trungut etnik shqiptarë e cila u la padrejtësisht nën administrimin e shteteve sllave.
Maqedonasit një gjë duhet ta dijnë se shqiptarët me gjthë këto padrejtësi që po u bëhen, siç dijn ta mbajnë dhe ruajnë këtë shtet ata do dijnë edhe ta dekompozojnë ate. Pra stabiliteti i këtij shteti varet pikërisht nga shqiptarët,dhe në këtë aspekt maqedonasit duhet të investojnë shumë në ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike e veçanërisht në respektimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve ku si vlerë kryesore e tyre është edhe gjuha shqipe si element i identitetit dhe trashigimisë kulturore të tyre.
Nëse vërtetë ka ndonjë skenar të errët ndaj gjuhës shqipe që me ate të dëmtohen dhe “disiplinohen” shqiptarët, atëherë askush nuk mund të garantoj një ardhmëri më të mirë të saj.
Nëse maqedonasit nuk duan të jetojnë së bashku me shqiptarët, atëherë le të tregojnë sepse ka edhe rrugë tjera. Prandaj për hir të stabilitetit të kësaj hapësire gjeo-politike dhe për hir të gjeneratave të reja, mos të tejkalohen vijat e kuqe dhe të mos luhet me zjarr por të punohet për një ardhmëri më të mirë të përbashkët. Maqedonasit sikur nuk po e dijnë se tani shqiptarët janë faktorizuar në Ballkan( në Ilirikum), i kanë dy shtete, gjithëkah kufizohen mes veti dhe ky shekull është shekulli i prosperitetit të tyre.